Panorama Sport (Albania)

Ibrahimovi­ç, Kin dhe Ançeloti, ja plani i Milanit

Trajneri mund të vijë në verë, por ka një kusht

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Për çfarë ka nevojë ky Milan që të rikthehet në rrugën e duhur? Për një lider, për një udhëheqës, për një lojtar që shënon gola. Me një fjalë: për Zlatan Ibrahimovi­çin. "Djalli" është më afër zonës së ftohtë të klasifikim­it dhe duhet të forcohet gjithashtu në mbrojtje, por thelbësor për momentin është përmirësim­i i repartit të avancuar. Zlatan Ibrahimovi­ç është nën kontratë me Los Anxheles Galaksinë deri në fundin e këtij viti dhe pastaj do të jetë i lirë. Pretendime­t që ka ai për muajt e mbetur të sezonit janë të larta, pavarësish­t moshës (suedezi mbushi 38 vjeç muajin e kaluar). Në Itali ka shumë skuadra, përveç Milanit, që kërkojnë shërbimet e tij, si Bolonja dhe Napoli. Sigurisht që ai do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferoh­ej në Milano, pasi e konsideron këtë qytet si shtëpinë e dytë. Me kuqezinjtë ka kaluar momente mjaft të mira dhe "San Siro"-n e ka si oborrin e tij. A do të mjaftojnë këto arsye për ta bindur Zlatan Ibrahimovi­çin që të pranojë ofertën e Milanit? Do të shihet në merkaton e janarit, por deri atëherë "Djalli" duhet të ketë reaguar dhe të mos presë që gjërat t'ia

zgjidhë suedezi.

PËLQEHET KIN - I zhgënjyer nga aventura në Premier Ligë, Mois Kin po kërkon të rikthehet në Serinë A. Ka luajtur vetëm 4 ndeshje, 2 prej tyre në kampionat dhe nuk ka lënë gjurmë. Agjenti Mino Raiola gjithashtu është i pakënaqur me

ecurinë e lojtarit të tij, mendon se Italia do të ishte vendi i duhur për të gjetur formën. Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe Kin ka qenë një pëlqim që në merkaton e verës. Në atë kohë ishte e vështirë të bisedoje me drejtuesit e Juventusit, të cilët kërkonin 40 milionë euro

për kartonin e tij. Tani mund të transferoh­et si huazim.

ANÇELOTI NË VERË - Milani do të ishte destinacio­ni më i mirë për Karlo Ançelotin, pas dështimit me Napolin. Këta të fundit janë në kaos total dhe trajneri me shumë mundësi do të largohet. Kuqezinjtë besojnë se

Karleto është i vetmi që mund të rikthejë qetësinë dhe mund të nisë një projekt fitues në skuadër. Mirëpo kjo gjë mund të bëhet realitet vetëm nëse Maldini do të jetë drejtor i skuadrës. Nëse ish-kapiteni largohet, edhe Ançeloti e ka të vështirë që të marrë drejtimin e Milanit.

 ??  ?? Karlo Ançeloti, 60 vjeç
Zlatan Ibrahimovi­ç, 38 vjeç
Karlo Ançeloti, 60 vjeç Zlatan Ibrahimovi­ç, 38 vjeç
 ??  ?? Mois Kin, 19 vjeç
Mois Kin, 19 vjeç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania