Panorama Sport (Albania)

Santos nxjerr blof Sarrin: CR7 s’ka dëmtim

“Me Lituaninë do të luajë, madje edhe do të shkëlqejë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kristiano Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim, madje kundër Lituanisë do të zbresë rregullish­t në fushën e lojës. Është ky lajmi që vjen nga selia e kombëtares së Portugalis­ë, me trajnerin Fernando Santos që e ka konfirmuar këtë fakt edhe përballë gazetarëve të pranishëm. Dhe sigurisht që një dalje e tillë ka bërë menjëherë jehonë të madhe, sepse kur bëhet fjalë për CR7-ën, vëmendja është gjithmonë maksimale, aq më shumë pas polemikave që lindën pas ndeshjes së Juventusit, kundër Milanit. Në këtë takim Ronaldo u zëvendësua në minutën e 55-të me justifikim­in se vuante një dëmtim, por me deklaratën e tij trajneri Santos duket sikur nxjerr blof trajnerin Mauricio Sarri, por në të njëjtën kohë jep material që doza e polemikave të shtohet edhe më shumë mbi argumentin në fjalë. Gjithsesi, nëse nga Torinoja nënvizojnë se shokët e skuadrës e kanë falur sjelljen e Kristianos dhe pritet paqja mes palëve pas ribashkimi­t në Torino, Fernando Santos garanton se kapiteni i kampionëve të Europës në fuqi do ta nisë nga minuta e parë eliminator­en ndaj Lituanisë. “Nëse

unë e grumbullov­a Kristianon, kjo do të thotë se ai jo vetëm nuk ka asnjë dëmtim, por është shëndoshë dhe do të luajë nga minuta e parë, - nënvizon trajneri i Portugalis­ë, i cili pasi pyetet nga një gazetar spanjoll për arsyen pse të gjithë duan të flasin për Ronaldon, Santos përgjigjet. – Të gjithë duan që të bëjnë lajm me Ronaldon dhe të

flasin për atë, sepse ‘Kris’ është futbollist­i më i mirë në botë. Gjithsesi, unë nuk jam këtu për të folur për Ronaldon, por për ndeshjen mes Portugalis­ë dhe Lituanisë, ndaj nuk do t’i përgjigjem më asnjë pyetjeje për atë”.

Misteri vazhdon - Pas Juventus-Milan, në të cilën Sarri zëvendësoi Ronaldon me

Dibalën, i cili zgjidhi ndeshjen me një gol kryevepër, trajneri bardhezi e justifikoi rendimenti­n e CR7-ës me një dëmtim në gju, që e përndiqte prej kohësh. Por, nga selia e kombëtares së Portugalis­ë thonë gjëra të tjera, madje pas trajnerit Santos edhe shoku i tij i skuadrës, Ruben Neves, konfirmon: “Kristiano është shumë mirë. Është stërvitur çdo ditë me regjim të plotë dhe e kemi parë shumë të motivuar për ndeshjen me Lituaninë. Unë nuk di të them se çfarë nënvizojnë nga Italia, por kundër Lituanisë do të jetë në fushë nga minuta e parë dhe madje edhe do të shkëlqejë, si gjithmonë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania