Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i i Dibalës, falë Sarrit po shkëlqen sërish

-

Shpeshherë duket Juventusi i Alegrit, por shenjat e “sarrizmit” kanë nisur që të duken, dhe shumë madje. Dhe jo vetëm në spostimin e dukshëm drejt sulmit të skuadrës, në lojën shumë herë më vertikale dhe në presingun që bëhet shumë lart në zonën rivale, por ndryshimi mund të duket i gjithi dhe ndoshta më së miri në revolucion­imin e një lojtari si Paulo Dibala. Trajneri i ri i Juventusit, ende pa e takuar në grumbullim, shprehu fjalë të arta për argjentina­sin, madje duke e menduar si partnerin ideal të Kristiano Ronaldos, ndërsa pritej që Gonzalo Higuain të largohej. Por ndërsa edhe “Pipita” qëndroi me forcë në Torino dhe Sarri nga ana e tij ka nisur që të urdhërojë një rrotacion mes Higuainit dhe Dibalës, mjafton të shohësh shifrat që po shfaq sivjet numri 10, për të kuptuar se si po ndryshon stili i lojës së Paulos. Madje, ndeshja me Milanin ishte edhe shembulli perfekt për “imazhin” e ri që Sarri i ka dhënë Dibalës, i cili jo vetëm bëri që mungesa e Ronaldos të mos ndihej absolutish­t, pasi i mori vendin, por në të njëjtën kohë vendosi me një kryevepër një ndeshje shumë të shëmtuar. Por, për të pasqyruar më mirë ndryshimin që Sarri i ka “urdhëruar” stilit të lojës së Dibalës, janë shifrat konkrete: sivjet, sa herë që luan, Paulo është ai që prek 60 për qind të topave të Juves në 35 metrat e fundit të fushës kundërshta­re, ndërsa me Alegrin nuk kalonte asnjëherë 45përqindë­shin. Shkurt dhe saktë, Sarri e do Dibalën në qendër të lojës, të tentojë sa më shumë driblime, pasime dhe goditje drejt portës, pasi vetëm kështu numri 10 mund të ekzaltojë cilësitë e tij, por në të njëjtën kohë edhe Juventusin, siç bëri së fundmi me Milanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania