Panorama Sport (Albania)

Vllaznia mundet edhe nga Peja

Komplikohe­t grupi, kuqeblutë e trajnerit bullgar Gospodinov renditen të fundit

- ARTIN LLESHAJ

Vllaznia duhet të presë ende për të marrë suksesin e parë në Ligën Ballkanike të basketboll­it për meshkuj. Shkodranët pësuan dje edhe humbjen e dytë në këtë aktivitet, ku u mposhtën në Kosovë nga skuadra e Pejës me rezultatin 78-67. Shkodranët rivalizuan me pikë deri në mesin e periodës së parë, ndërkohë që më pas vendësit morën epërsinë dhe e ruajtën atë deri në fund të takimit.

NDESHJA - Sfida e luajtur në pallatin e sportit "Karagaqi" të qytetit të Pejës u ndoq nga rreth 1 mijë shikues, ndërkohë që Vllaznia e fillon lojën me 4 amerikanë dhe Shestanin që plotëson formacioni­n kuqeblu. Ishte amerikani Xhejms Vos ai që realizoi dy pikët e para të takimit, duke kaluar Vllazninë në avantazh. Kur jemi drejt fundit të pesë minutave të para të sfidës, shkodranët kryesojnë 8-9. Epërsia e kuqebluve mbaron këtu, pasi Peja merr nën kontroll takimin dhe e fiton periodën e parë 23-16. Vllaznia përpiqet të reagojë në periodën e dytë dhe Tomas me një gjuajtje të saktë për 3 pikë i afron shkodranët në 31-29. Por Peja rikthen qetësinë dhe në pak minuta i dërgon shifrat në favorin e saj 41-29. 10minutësh­i i dytë fitohet nga vendësit 25-19 dhe skuadrat shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesëve në shifrat 48-35. Perioda e tretë e ndeshjes hapet me 2 pikë për Vllazninë që vijnë nga dy gjuajtje të sakta të lira të amerikanit Vos, megjithatë Peja e menaxhon më së miri avantazhin, duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim. Edhe ky fraksion loje fitohet nga kosovarët 15-13, ndërkohë që rezultati i përgjithsh­ëm pas

30-minutash lojë shënon 63-48 për Pejën. Kuqeblutë e trajnerit Gospodinov përpiqen të reagojnë në 10-minutëshin e fundit, por tashmë gjithçka duket më e vështirë. Ky fraksion loje shkon për Vllazninë 15-19, por e gjitha sfida fitohet nga Peja 78-67. Drilon Hajrizi i Pejës, me 22 pikë, ishte shënuesi më i mirë i takimit. Për Vllazninë më rezultativ­i ishte Vos me 19 pikë, ndërsa dopioshifë­r regjistrua­n edhe Tomas (16) e Perine (13). Ndeshja e radhës në Ligën Ballkanike për Vllazninë do të jetë më 20 nëntor, kur kuqeblutë do të presin në Shkodër kosovarët e Rahovecit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania