Panorama Sport (Albania)

Mundësi 50-vjeçar që u shpall kampion: Kishin frikë mos më linte zemra

Stili klasik/ Historia e rrallë e beratasit Altin Muçogllava

- Edi Spahiu

Në finalet e Kampionati­t Kombëtar të Mundjes Klasike, të cilat u zhvilluan disa ditë më parë në qytetin e Shkodrës, midis ekipeve pjesëmarrë­se ishte edhe Tomori i Beratit. Nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Ibrahim Keli, në përfundim të aktiviteti­t beratasit zunë vendin e tretë në renditjen ekipore. Ndërsa midis tetë sportistëv­e pjesëmarrë­s, njëri prej tyre, mundësi i njohur Altin Muçogllava është shpallur kampion i vendit në peshën e 9-të ose të parafundit në 97 kg. Pas kthimit në Berat ekipi ka rinisur sërish stërvitjen, por drejtuesit e tij dhe vetë kampioni i vendit në peshat e rënda Muçogllava, duke iu përgjigjur interesimi­t të "Panorama Sport", kanë treguar në mënyrë ekskluzive edhe disa nga detajet e finaleve të kampionati­t. Natyrisht, ajo që ka rënë në sy dhe që përbën më shumë sesa një lajm për median sportive dhe që zgjon një interes edhe në opinionin e gjerë sportiv në Berat dhe jo vetëm, ka të bëjë pa dyshim me faktin se kampioni i vendit në peshën 97 kg ka vendosur një rekord vërtet të veçantë në këtë sport në vendin tonë, pasi është shpallur kampion në moshën 50vjeçare! RRËFIMI I MUÇOGLLAVË­S

"Fillimisht, më duhet ta nis nga gara e fundit kur u shpalla kampion i vendit, një rezultat ky që nuk është aspak surprizë as për mua dhe as për ekipin tim, pasi së bashku me trajnerin tim, të mirënjohur­in Ibrahim Keli, kemi pasur një pritshmëri të tillë dhe ku gjithçka e bazonim te puna dhe stërvitja sistematik­e që kemi zhvilluar përpara garës së Shkodrës. Në përgatitje­n fizike që zhvilloja në dhjetëra seanca me vrapime në pistën e stadiumit 'Tomori', parametrat e mi kanë qenë të shkëlqyesh­ëm. Përpara kësaj gare, ajo që përbën një interes është se unë u riktheva në sport pas plot shtatë viteve, sepse kam qenë i larguar për një periudhë në emigracion. Por pasioni im nuk ishte shuar për mundjen dhe se parametrat e mi fizikë janë shumë të lartë e optimalë dhe e gjitha kjo falë dietës së rregullt që mbaj, duke mos njohur abuzime të natyrave të ndryshme, si alkooli dhe duhani. Gara në Shkodër ka qenë e bukur dhe me rivalitet, ku jam përballur me katër kundërshta­rë dhe që në finale kam fituar me tuç brenda 1 minute. Kështu, titulli kampion ka qenë për mua si një rezultat i punës sistematik­e, e cila është shpërblyer në këtë rast. Për sa i përket moshës sime 50-vjeçare, për mua nuk përbën aspak problem, përkundraz­i, përpara finaleve të kampionati­t më ka ndodhur diçka që po e ndaj me gazetën tuaj, pasi në momentin kur drejtuesit e Tomorit kanë prezantuar sportistët në garë, nga ana e organizato­rëve të aktiviteti­t janë shprehur me një lloj frike sapo kanë mësuar se një mundës beratas është në moshën 50 vjeç, duke thënë tekstualis­ht: 'Kemi frikë se mos e lë zemra në tapet'. Por, nga sa ndodhi realisht në kampionat, të gjithë mbetën të befasuar me përgatitje­n time të lartë dhe patjetër që u bindën për titullin kampion më se të merituar", tregon mundësi beratas. KËRKESA PËR BASHKINË: DUA NJË VEND PUNE

"Besoj se nga ana e klubit dhe e Bashkisë së Beratit do të më vlerësohet puna dhe titulli i kampionit, që përfaqësoj ekipin e Tomorit, duke më siguruar një vend pune, me të cilin do të ushqej veten dhe familjen, sepse të gjithë jemi nevojtarë. Për sportin që bëjmë të gjithë së bashku me trajnerët tanë të përkushtua­r, mendoj se duhet vlerësuar minimalish­t me një vend pune pa shumë pretendime, sepse sot kemi nevojë për mbështetje financiare dhe jo për stimuj moralë, pasi kupa, medalje dhe diploma kam me dhjetëra në shtëpi", përfundon kampioni i mundjes, Altin Muçagllava.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania