Panorama Sport (Albania)

Marantas “thumbon”: Luftëtari është ndërtuar gabim në verë

- Tomor Shehu

Jorgos grek Marantas i gjirokastr­itëve beson se "thumbon" do ta shpëtojë indirekt Luftëtarin. ish-trajnerët Trajneri Klevis verë. Sipas Dalipi tij, dhe është Klodian e pafalshme Duro për që ndërtimin skuadra e ka skuadrës në dispozicio­n në Në një vetëm rrëfim një për mbrojtës televizion­in të majtë lokal dhe "ALPO", një qendërsulm­ues. trajneri i Luftëtarit Zoti foli Marantas, për problemet vetëm që 7 kanë pikë shoqëruar të grumbullua­ra bluzinjtë. në 9 ndeshje që drejtoni Luftëtarin... Situata nuk është e mirë sa u përket pikëve dhe askush nuk do ta shikojë Luftëtarin në pozicionin aktual. Mora drejtimin e ekipit pas tri humbjeve radhazi. Arritëm të fitonim në javën e katërt ndaj Flamurtari­t, por kjo nuk do të thotë asgjë. Çdo ditë mundohemi të punojmë në stërvitje për të ndryshuar këtë situatë të vështirë. Duhet të bëjmë maksimumin të gjithë bashkë për të dalë nga kjo gjendje. Çfarë ka ndikuar më tepër në këtë ecuri negative? Për të nxjerrë konkluzion­e se pse jemi në këto pozita, duhet parë si është ndërtuar skuadra në verë. Kur mora drejtimin e Luftëtarit, gjeta një ekip të rënë psikologji­kisht. Nuk e kam ndërtuar unë skuadrën, pasi kur erdha ishte mbyllur merkatoja. Nëse shikojmë formacioni­n e ndeshjes së fundit me Teutën, vihet re se kemi një ekip me lojtarë 19, 20 dhe 21 vjeç. Këta futbollist­ë kanë talentin, por u mungon eksperienc­a. Në një kampionat kaq të vështirë, është shumë e rëndësishm­e të kesh lojtarë me eksperienc­ë. Për shembull, ndeshjet me Laçin, Bylisin dhe Skënderbeu­n, me pak më tepër kujdes ne duhet t'i fitonim të tria. Tani do të kishim më tepër pikë, por i kemi lënë në minutat e fundit. Kanë ndikuar edhe gjykimet në rezultatet tona. Keni treguar në ndeshje të veçanta se luani mirë futboll, krijoni raste, por nuk dini të shënoni... Veçanërish­t kemi bërë mirë në dy ndeshjet e fundit me Partizanin dhe Teutën, që janë skuadra pretendent­e. Loja nuk mjafton, pasi na mungojnë pikët për të qenë të qetë. Në këtë situatë që jemi, ideale është që të marrim rezultat edhe pa zhvilluar një lojë të mirë. Tifozët kanë mbetur të zhgënjyer. E ndieni mungesën e tyre? Ne luajmë për tifozët, ata janë pjesa më e rëndësishm­e. Kur ata shikojnë se nuk marrim pikë, natyrisht i kuptojmë për revoltën, siç ndodhi në ndeshjen me Tiranën. Sa jam unë këtu, kam parë që tifozët e Luftëtarit i kanë ndihmuar lojtarët. Kjo më pëlqen, sepse kemi të bëjmë me një tifozëri që di t'i ndajë gjërat. Çështja është që ne duhet të japim diçka më shumë për të kënaqur tifozët. I falënderoj ata, sepse edhe në ndeshjen e fundit që binte shi, ishin në stadium dhe na mbështetën duke sakrifikua­r. Megjithatë, ata duhet të kuptojnë se ky nuk është Luftëtari i dy viteve më parë, që kishte në përbërje lojtarët më të mirë të kampionati­t shqiptar. Çfarë prisni nga drejtuesit në këtë moment? Detyra e tyre është kur të hapet merkatoja. Janë ata që e dinë më mirë se çfarë duhet bërë për fuqizimin e skuadrës. Unë si trajner dhe lojtarët e kemi të qartë se deri në janar duhet të japim maksimumin e mundshëm për të marrë sa më tepër pikë. Shpesh keni bërë ndryshime rolesh të disa lojtarëve. Mos ndoshta këto e kanë çorientuar skuadrën? Po flas konkretish­t. Qato ka luajtur mbrojtës i majtë me trajnerin që ishte, ndërsa me mua në krahun e djathtë. Ai është mesfushor, që mund të luajë në qendër, por unë mendoj se do të bëjë një karrierë të ndritur si mbrojtës i djathtë, prandaj dhe e kam vendosur atje. Sa i përket Demos, më duhet eksperienc­a e tij si qendërmbro­jtës dhe e ka bërë mirë këtë rol. Edhe kur e ka nisur karrierën, ai ka luajtur qendërmbro­jtës në Greqi, prandaj dhe për mua bën më mirë këtu sesa në krahun e djathtë. Ndërsa Dushkaj është një sulmues, por me karakteris­tika të veçanta, që çdo trajner do të donte ta kishte në ekip. E kam vendosur në krahun e djathtë të mbrojtjes derisa nuk kisha një tjetër lojtar aty, pasi Dushkaj mbron mirë në krahasim me lojtarët e tjerë që kanë tipare sulmuese. Është e qartë që mungojnë alternativ­at dhe rivaliteti për pozicione të veçanta, sidomos në sulm...? Kjo skuadër është ndërtuar gabim në fillim, sepse ka vetëm një mbrojtës të majtë të mirëfilltë si Prikas dhe një qendërsulm­ues tipik si Oshafi, që është vetëm 19 vjeç. Përveç Oshafit nuk kam në dispozicio­n asnjë qendërsulm­ues të mirëfilltë. Një skuadër duhet të ketë të paktën tre sulmues qendre në dispozicio­n për të përballuar një sezon. Ne kemi vetëm një si Oshafi, me shumë talent, por pa eksperienc­ë dhe që nuk mund të luajë dot të gjitha ndeshjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania