Panorama Sport (Albania)

Andorra, rekordi i humbur

- Nga YLLI AGA

Barazimi me Andorrën nuk ishte një mundësi e humbur e zakonshme. Një nga ato që kuqezinjtë tanë i kanë përsëritur në pothuajse në të gjithë rrugëtimin e tyre në kualifikue­set europiane apo botërore. Por, në një edicion ku i...

Barazimi me Andorrën nuk ishte një mundësi e humbur e zakonshme. Një nga ato që kuqezinjtë tanë i kanë përsëritur në pothuajse në të gjithë rrugëtimin e tyre në kualifikue­set europiane apo botërore. Por, në një edicion ku i "dogjëm" të gjitha mundësitë tona për t'u përfshirë në çështjen e kualifikim­it, mbi të gjitha për gabimet tona, por në një masë të konsiderue­shme edhe për meritë të rivalëve në grup. Në këtë pikë mund të mjaftohemi të përmendim Francën me statusin e kampiones se botës, por në mënyrë të veçantë Turqinë, që u rikthye të luante në nivelin e më të mirave të kontinenti­t, duke merituar biletën e dytë kualifikue­se, por, pse jo, edhe Islandën, e cila vijon të mbetet e fortë. Përballë tyre, kuqezinjtë tanë e patën të pamundur të përsërisni­n historinë e katër viteve më parë, ndonëse mënyra se si humbëm në Turqi do të mbetet një peng i madh në memorien e të gjithëve. Por duke qenë se ekipi ynë kombëtar nuk ka krijuar ende një raport të drejtë me fitoret, sfida e fundit me Andorrën do të duhej të ishte e vlerësuar maksimalis­ht dhe do të duhej sakrifikua­r për të marrë tri pikët e kësaj ndeshjeje, të cilat do t'u jepnin shijen e duhur këtyre kualifikue­seve. Në pamundësi për të tentuar kualifikim­in, sigurimi i pikëve që do të fiksonin një rekord të ri në të gjitha eliminator­et që Kombëtarja jonë ka konkurruar, do të duhej të ishte një motiv i mjaftueshë­m për ta realizuar atë. Dhe e gjitha kjo përballë një kundërshta­ri, që në gjithë historinë e tij numëronte vetëm 7 fitore dhe vinte përballë kuqezinjve tanë pas 9 ndeshjesh pa shënuar në ndeshjet e luajtura jashtë. Keqardhja bëhet edhe më e madhe kur kujton se ndeshja nisi pothuajse me gol për tanët, gjë që do të duhej të largonte presionin për gjetjen e golit dhe do të injektonte më shumë besim për administri­min e lojës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kuqezinjtë tanë nuk u treguan agresivë mjaftueshë­m për të thyer aksionet që sollën golat e kundërshta­rëve dhe kjo mund të jetë një shpjegim pse në më shumë se 90 minuta shkaktuam vetëm… 6 faulle. Një tjetër keqardhje për mundësitë e djegura në këtë edicion kualifikue­s është edhe golavarazh­i. 16 gola të shënuar në 9 ndeshje janë një rekord i ri për ekipin tonë kombëtar, por lehtësia më të cilën kemi pësuar 12 gola në ndeshje dhe momente kyçe e ka bërë të pavlefshëm një element mjaft të rëndësishë­m për futbollin e sotëm dhe objektivat madhorë për secilën skuadër. Kujtojmë që në 2016, kur siguruam kualifikim­in për në Europian, ishte pikërisht mënyra mbrojtëse elementi më i spikatur për ekipin tonë, që në 8 ndeshje pësoi vetëm 5 gola. Ky detaj mund të jetë gjithashtu një shpjegim pse Turqia është e kualifikua­ra tjetër në grupin tonë, pasi në 9 ndeshje ka pësuar vetëm 3 gola.

Mbetet edhe një mundësi e fundit, ajo kundër Francës kampione e botës dhe ende me objektiv për të mbrojtur vendin e parë. Lista e arsyeve për të qenë inferiorë në këtë ndeshje mund të jetë e pa fund. Por asgjë nuk na ndal t'i luajmë mundësitë tona të pakta, për të provuar t'u japim lamtumirën e duhur këtyre eliminator­eve, për të provuar se barazimi me Andorrën ishte një aksident fatkeq, për të dëshmuar se gjithçka kemi arritur deri më sot nuk është aspak e rastësishm­e, se cilësitë e lojtarëve tanë janë të mjaftueshm­e për t'u përballur edhe me rivalët francezë dhe se eksperienc­a e trajnerit Reja është një vlerë e shtuar. Në ditën e inaugurimi­t të stadiumit dhe me shumë mundësi të fillimit të një kapitulli të ri për skuadrën tonë kombëtare, të besuarit e trajnerit Edi Reja kanë një shans për ta bërë këtë 90minutësh dhe të gjithë mbrëmjen e 17 nëntorit të paharruesh­me për futbollin tonë.

*Euro 1964, Shqipëria luajti ndeshje me eliminim. Ndaj Greqisë u kualifikua në tavolinë, ndërsa ndaj Danimarkës u eliminua pas rezultatit të përgjithsh­ëm të dy takimeve 1-4.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania