Panorama Sport (Albania)

Trashi, dy klube bullgare zbarkojnë në Tiranë

Partizani refuzoi në verë 280 mijë € nga kampionët e Bullgarisë për mëngjarash­in e skuadrës

- ILIR CARA

Lorenc Trashi po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij, ku në dy ndeshjet e fundit ka qenë titullar me ekipin kombëtar, ku shënoi edhe gol në debutim ndaj Moldavisë. Mëngjarash­i i Partizanit ndodhet në kulmin e tij dhe me shumë mundësi si klubi dhe vetë lojtari mund ta shfrytëzoj­në momentin për një transferim jashtë...

Lorenc Trashi po ka lon momentin më të mirë në karrierën e tij, ku në dy ndeshjet e fundit ka qenë titullar me ekipin kombëtar, ku shënoi edhe gol në debutim ndaj Moldavisë. Mëngjarash­i i Partizanit ndodhet në kulmin e tij dhe me shumë mundësi si klubi dhe vetë lojtari mund ta shfrytëzoj­në momentin për një transferim jashtë vendit. Ka kohë që flitet për një ndryshim ambienti për Trashin, pasi interesimi nuk ka munguar, por “Panorama Sport” ka mësuar se interesimi për 27-vjeçarin është rritur më shumë. Kampionët e Bullgarisë po tregojnë se e kanë seriozisht dhe nuk heqin dorë nga futbollist­i i Partizanit dhe Kombëtares, i cili luan në gjithë linjën e majtë. Ludogorets e ka ndjekur Trashin që nga fundi i sezonit të shkuar, madje e kanë monitoruar edhe në ndeshje të veçanta në kampionat, por nuk arritën të bindnin Partizanin. Në verë bullgarët afruan 280 mijë euro për kartonin e Trashit, por “demat” nuk u dorëzuan, pasi pretendoni­n më shumë dhe menduan që të paktën ta shfrytëzon­in edhe në Kupat e Europës. Por, Ludogorets vijon të ketë interes për Trashin dhe mësohet se emisarë të klubit kanë qenë të pranishëm të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, për të ndjekur nga afër ecurinë e gramshioti­t me kuqezinjtë. “Panorama Sport” ka mësuar se nga Bullgaria ka interes edhe nga Levski i Sofjes për lojtarin e “demave”, të cilët gjithashtu kanë pasur përfaqësue­sin e tyre në Elbasan për të monitoruar Trashin, i cili e nisi si titullar ndaj Andorrës, por luajti vetëm në 45 minutat e para. Partizani pritet ta shfrytëzoj­ë këtë interesim në rritje për mesfushori­n e adaptuar si mbrojtës i majtë dhe mund të heqin dorë që në janar nëse në adresë të klubit arrin ndonjë ofertë bindëse. Ankandi mes dy ekipeve bullgare mund të bëjë që vlera e ofruar në verë nga Ludogorets, 280 mijë euro, të vijë në rritje, por në fund gjithçka është në dorë të drejtuesve të Partizanit. Gjithsesi, ky është momenti më i mirë që Lorenc Trashi të nisë një karrierë të re jashtë vendit.

 ??  ??
 ??  ?? Lorenc Trashi, në ndeshjen Shqipëri - Andorrë
Lorenc Trashi, në ndeshjen Shqipëri - Andorrë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania