Panorama Sport (Albania)

Mesi rikthehet mbret i latinëve, shtrin Brazilin

“Seleçao” gabon penalltinë, tani është në krizë rezultates­h

- Përgatiti: LEDIO NASE

Një fitore argjentin ase me shije hak marrjeje. “Riluajtja” e gjysmëfina­les së fundit të Kupës së Amerikës, pavarësish­t se një miqësore, shpërblen Argjentinë­n e Lionel Skalonit dhe Lionel Mesit, vendimtar në rikthimin pas 132 ditësh mungese si pasojë e skualifiki­mit. Në Riad “Pleshti” firmosi golin e tij të 5-të në një “superklasi­ke” ku protagonis­t rezultoi edhe Lautaro, me 73 minuta më se pozitive në petkun e zëvendësue­sit të Agueros.

PA IDE – Te Brazili mbrëmja përfundoi në mënyrë të shëmtuar për një “italian”, i thirrur (me numrin 10) për të marrë vendin e Nejmarit: Paketa i Milanit. I tunduar nga mendimi për të aktivizuar si këtë të fundit po ashtu edhe Rodrigon nga minuta e parë, Tite vendos për një rrugë të mesme: në fushë vetëm fantazisti i kuqezinjve, me rezultate jo të mira. Paketa, në fakt, shfaqet i shpërqendr­uar, i shpëtojnë disa gabime të tepërta, shpërdoron të vetmin rast për gol pas gjysmorës së parë dhe, pas vetëm 45 minutash, “fiton” një zëvendësim që ka aromën e “ngeljes në klasë”. Funksionoi, në krahun tjetër, dialogimi mes Firminos dhe Gabriel Zhezusit, që sjell edhe penalltinë e fituar (në të 8-ën) pas një faulli të Pezelës. Nuk ishte e saktë, megjithatë, saktësia e sulmuesit të Sitit, i cili shpërdoroi duke mos gjetur as kuadratin. I njëjti “skenar” i përsëritur, por në kahe të kundërta, tri minuta më pas, kur Mesi rrëzohet në zonë pas një kontakti me Aleks Sandron. Fati u buzëqesh bardhekalt­ërve sepse pritja e Alisonit i lejon “Pleshtit” të godasë sërish duke e dërguar këtë herë topin në rrjetë pas gabimit paraprak. Dhe në atë moment “Seleçao” humbet busullën dhe lëkundet, duke ulur ritmin pa një plan të qartë. Argjentina, në krahun tjetër, gjendet komode, sepse mund të bëjë lojën që preferon pa u shqetësuar për menaxhimin e topit apo presingun. U mjaftonte të bllokonin hapësirat prapa, të prisnin momentin e duhur dhe të riniseshin me kundërsulm. Për t’ia arritur, Skaloni ndryshon 2/3-at e sulmit të hipotizuar deri në vigjilje duke vendosur Lautaron dhe Okamposin si partnerë të Mesit (me Dibalën dhe Agueron që qëndruan spektatorë përgjatë gjithë mbrëmjes) dhe në fund zgjedhja i dha të drejtë. Konfirmime të mëtejshme për Skalonin vijnë nga De Paul, gjithmonë i gjallë në lojë. Me llogari të kryera, Argjentina legjitimon suksesin falë numrit më të madh të rasteve (një me Lautaron dhe së paku tri të pastra me Mesin) dhe një fundi të kaluar duke sulmuar, me Alisonin e thirrur në më shumë se një rast për të limituar dëmet. “Seleçion” regjistron kështu rezultatin e gjashtë radhazi pozitiv, ndërsa Brazili i Tites zgjat në pesë serinë e ndeshjeve pa fitore (3 barazime dhe 2 humbje).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania