Panorama Sport (Albania)

Dueli me Francën, rrezikon Roshi

Reja i detyruar të zgjedhë një mes Hysajt dhe fierakut në të djathtë, mesfusha do ndryshojë

- LEONIDHA MUSAJ

Nga dy asiste për gol ndaj Andor rës te rreziku për të qenë në stol kundër Francës. Skema 3-5-2 e penalizon Odise Roshin dhe, sipas të gjitha gjasave, ai nesër nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë. Trajneri Edi Reja është i vendosur për të vazhduar me të njëjtin variant taktik, për më tepër që ndaj kampionëve të botës, në krahët e mesfushës, do të vendosë dy lojtarë që, mbi të gjitha, mbrojnë mirë. Paradoksi është se Roshi rrezikon më shumë tani që vjen edhe pas një paraqitjej­e të mirë, ku fillimisht dha asistin në golin me kokë të Balajt e më pas shërbeu në pjesën e dytë Manajn kur barazoi shifrat 2-2 ndaj Andorrës. Mirëpo, ishte pikërisht ajo ndeshje me Francën e dy muajve më parë që e penalizoi fierakun, i cili u vendos në një rol jonatyral (në krahun e majtë) dhe nuk i shmangu dot gabimet. Reja është i dyzuar tashmë, pra për t'i besuar Hysajt krahun e djathtë apo ta nisë me Roshin. Nga ana tjetër, duke qenë se përballë është Franca, italiani nuk e mendon aktivizimi­n e mesfushori­t në krahun e majtë, pasi një herë e pësoi në Paris. Tashmë në atë pozicion me shumë mundësi do të luajë nesër Lenjani, i cili në fakt nuk është preferuar nga Reja, edhe pse përpara sfidës me Andorrën kishte një problem fizik.

TITULLARËT - Të paktën pesë ndryshime priten në formacion, duke e krahasuar me skuadrën që luajti nga minuta e parë të enjten në "Elbasan Arena". Në portë si titullar do të rikthehet Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje i vetmi ndryshim do të jetë Dermaku për Veselin. Pra, treshja e prapavijës me Ismajlin, Dermakun dhe Gjimshitin. Mesfusha do të ketë më tepër ndryshime. Nga e djathta do të vendoset Hysaj, ndërsa në krahun tjetër Lenjani. Gjithashtu rikthehen titullarë në qendër Bare e Gjasula. Lojtari që plotëson pesëshen është Memushaj. Ndërsa sulmi do të mbetet i pandryshua­r me dyshen Manaj-Balaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania