Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, shumë “dhurata” kundër ekipeve të vogla

Nga Luksemburg­u te Malta, ka disa precedentë

- GENTJAN ALINANI

Ndeshjet ndaj kundërshta­rëve të vegjël në letër në momentet që ke dalë nga objektivat, janë ato që të bëjnë të ndryshosh mentalitet­in dhe të ndihmojnë në një proces rritjeje. Ndoshta mund të themi që fitorja e këtyre sfidave të ndihmon të kalosh nga një ekip i vogël në ekip të madh. Kombëtarja shqiptare vazhdon të notojë në ujëra të turbullta për sa i përket kësaj historie. Ashtu si vite më parë, edhe tani që ka bërë hapa progresivë drejt rritjes në futboll, tregohet e vogël dhe tkurret kur ka ndeshje të tilla, si ajo me Andorrën. Barazimi befasues në "Elbasan Arena" kundër një skuadre të nivelit si Andorra është një tregues i qartë se diçka nuk shkon me kuqezinjtë. Vitet kalojnë dhe ende nuk ka asnjë përmirësim. Ekipi e humbet toruan, sillet shumë çuditshëm në fushë dhe bën gabime foshnjarak­e.

Tri "disfata" - Kush e ka memorien e fortë, nuk është befasuar aspak nga ai barazim historik që mori skuadra e Andorrës. E di mirë që edhe në të shkuarën kuqezinjtë herë pas here bëjnë "rrëshqitje" të tilla të pakuptuesh­me. Ka ndodhur në eliminator­et e "Brazil 2014", kur skuadra pasi doli nga gara për t'u kualifikua­r shkoi në Qipro e pamotivuar dhe ka bërë një ndeshje shumë të shëmtuar, duke mos e goditur praktikish­t portën kundërshta­re. Dy vite më parë (2011) e njëjta histori me Luksemburg­un, ku në transfertë kuqezinjtë u thyen 2-1. Për të vazhduar më tej. Ndaj Maltës, kuqezinjtë barazuan 0-0. Jemi duke folur për rivalë të një niveli të dobët dhe që fitorja nuk duhet të llogaritej nga Kombëtarja shqiptare. Pa shkuar më tej në humbjet me goleada si ajo ndaj Rumanisë në ndeshjen e fundit (6-1). Rumania ishte një skuadër shumë herë më e fortë se kuqezinjtë e Oto Bariçit, por shthurja që pësoi skuadra jonë ishte e pa tolerueshm­e.

E njëjta histori - Fitoret e fundit me goleada kundër Islandës dhe Moldavisë dhe një trajner ekspert si Edi Reja duket se do ta ndryshonin këtë trend negativ, por duket si një "fuqi" mbi trajnerin dhe mbi skuadrën. Kur vjen fundi i eliminator­eve, ka një mungesë motivimi dhe përqendrim­i. Ai barazim me Andorrën sigurisht që duhet të shërbejë si një mësim i mirë. Kundërshta­rët erdhën vetëm 2 herë në portën tonë dhe shënuan 2 gola. Vendosja e mbrojtësve dhe mesfushorë­ve ishte katastrofë në të dyja rastet. Në shumë raste ndeshje të tilla kanë ngrënë "kokën" e trajnerëve dhe Edi Reja pavarësish­t se ka fituar besimin e presidenti­t të FSHFsë, Armand Duka, duhet të bëjë kujdes. Pas ndeshjes me Francën do të bëhet bilanci i këtij rrugëtimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania