Panorama Sport (Albania)

Anglia, Anglia, formalitet formalitet në në Shkodër Shkodër

Ekipi i Bushit i përulet talentit Foden, arbitri zviceran jep penallti skandaloze

- SENAD NIKSHIQI

Në Shkodër s'ka surpriza, Anglia fiton 3-0 me Shqipërinë dhe kryeson bindshëm grupin eliminator. Ndeshja e zhvilluar dje në stadiumin "Loro Boriçi" është dominuar totalisht nga anglezët, që në përbërje kishin talente që luajnë në klube si Mançester Junajtid, Siti, Çelsi, Arsenal, Liverpul etj. Ai që bëri diferencën ishte pikërisht 19-vjeçari Fill Foden, talenti që vlerësohet nga Pep Guardiola dhe aktivizohe­t me Sitin. Kuqezinjtë e Alban Bushit kishin mungesa të shumta për dëmtime si Muçolli e Vrioni, e gjithashtu sulmuesit Broja e Bullari të cilët janë pjesë e turneut U-19. Sikur të mos mjaftonin këta lojtarë, dy ditë para ndeshjes kuqezinjtë morën edhe një lajm të keq, pasi portieri Gentian Selmani u dëmtua dhe e kishte të pamundur të luante. Megjithatë, Shpresat e nisën mirë përballë një kundërshta­ri me shumë kualitete. Çokaj dhe Kallaku me goditjet e tyre në minutat e para krijuan idenë se do të ishte një lojë e ekuilibrua­r, por më pas gjithçka ndryshoi dhe anglezët dominuan në çdo drejtim. Pas disa tentativav­e radhazi, Foden shënon nga goditja e dënimit. Portieri Hoxha eviton gola të sigurt, ndërsa është sërish Foden, që gjuan nga jashtë zone me të majtën, por topi përplaset në shtyllë. Arbitri zviceran jep një penallti skandaloze në minutën e 35-të, kur Mersinaj devijon topin me sup. Bruster gjuan, por "sfera" përplaset në shtyllën e djathtë pingule dhe kuqezinjtë shpëtojnë për momentin. Gjithsesi, në aksionin pasardhës, Foden shërben për Galager, që me të majtën godet nga jashtë zone dhe shënon një supergol. Pjesa e parë mbyllet me dy grushtime spektakola­re të Hoxhës. Në 45 minutat e dyta ka pak histori, teksa Bushi bën plot pesë zëvendësim­e, ku vlen të theksohet se Tuci dhe Qardaku ishin debutues. Forca goditëse e Shqipërisë la për të dëshiruar dhe kur mendohej se gjithçka u mbyll 0-2, Nelson vallëzoi në zonë mes mbrojtësve kuqezinj dhe shënoi golin e tretë. Përpara se të shënonte golin e tretë, Anglia goditi shtyllën me Grinud. Gjithashtu iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por që nga pamjet filmike u konfirmua se ishte një gabim i anësorit.

 ?? FOTO: F.Hazisllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
FOTO: F.Hazisllari Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania