Panorama Sport (Albania)

Nuk lejohen as farat, ja çfarë duhet të dini për stadiumin e ri

- JORGIS MEMO

Stadiumi i ri ko mbëtar, i cili nisi si “Air Albania Stadium”, por pritet që të mbajë emrin “Air Albania”, do të inaugurohe­t nesër me ndeshjen e fundit të eliminator­eve në Grupin H, Shqipëri-Francë. Testi i parë i këtij impianti të ri u krye para një jave, në sfidën e femrave, Vllaznia-Apolonia, por nesër është prova e së vërtetës për “Air Albania Stadium”. Në çdo ndeshje janë disa rregulla që duhen zbatuar nga tifozët, por shtëpia e re e kuqezinjve dhe e futbollit shqiptar ka disa rregulla të reja, të papraktiku­ara më parë në Shqipëri. Rregulli që nuk ishte praktikuar më parë ka të bëjë me ndalimin e një vesi për shumë tifozë shqiptarë, ngrënia e farave në stadium. Në “Air Albania Stadium” farat janë të ndaluara. Gjithashtu, tifozët nuk mund të hyjnë në stadium me jelekë fosforeshe­ntë pa logon përkatëse. Biletat e ndeshjes do të kontrolloh­en përkundrej­t kartës së identiteti­t, rregull i cili mund të zbatohet në vijim edhe për ndeshjet e kampionati­t shqiptar që pritet të zhvillohen në këtë impiant, kryesisht derbi i kryeqyteti­t.

Nëse në stadiumet e tjera është lejuar që të futen shishet e ujit pa tapë, tani lëngjet ndalohen që të futen nga porta e stadiumit, pasi ato mund të blihen në ambientet e shërbimit që ofron impianti i ri Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër: 1. Do kontrolloh­et karta e identiteti­t dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;

2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;

3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografik­ë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.

3. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.

4. Mjete piroteknik­e si flakadanë, fishekzjar­rë, kapsolla apo tymuese janë rreptësish­t të ndaluara.

5. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.

6. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.

7. Janë rreptësish­t të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania