Panorama Sport (Albania)

Nga Pano te Frashëri dhe Zëri, si u ndanë tribunat

Zyrtarizoh­et emri i impiantit me 21.700 vende

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ditën e sotme edhe zyrtarisht, emrin e ri të stadiumit të rinovuar në kryeqytet. FSHF njofton se në procesin e zgjedhjes së emrit pati dy oferta dhe 4 shprehje interesi, ku kompanitë që paraqitën ofertat ishin “Air Albania” dhe “Bolv Oil”. Federata, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, njofton se zgjodhi shoqërinë “Air Albania”, ku me të është nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, që emri i stadiumit të quhet “Air Albania Stadium”. Më tej, FSHF njofton edhe emrat e katër tribunave. Tribuna qendrore do të mbajë emrin “Qemal Stafa”, ajo lindore do të quhet “Panajot Pano”. Më tej, tribuna veriore do të quhet “Fatmir Frashëri”, ndërsa ajo jugore “Vasillaq Zëri”. Në këtë mënyrë jo vetëm respektohe­n këto personalit­ete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmo­në kujtesa historike e stadiumit të vjetër. Kjo mund të jetë një ndarje në të ardhmen edhe për tifozëritë e tri skuadrave të kryeqyteti­t, duke zgjedhur secila palë tribunën e legjendës së klubit të tyre. FSHF njoftoi se të ardhurat nga kjo kontratë do të ndihmojnë në mirëmbajtj­en e këtij kompleksi dhe modernizim­in e stadiumit. “Air Albania Stadium” pritet të inaugurohe­t ditën e diel, në takimin që Shqipëria do të luajë ndaj Francës në Grupin eliminator H.

NJOFTIMI I FSHF

“Qendra Sportive Kuq e Zi sha njofton opinionin publik për përfundimi­n e procesit të përzgjedhj­es së partnerit për të drejtat e emrit të stadiumit. Në këtë proces pati 2 oferta financiare konkrete dhe 4 shprehje interesi. Ofertuesit ishin kompania ajrore ‘Air Albania’ dhe kompania e njohur e karburante­ve ‘Bolv Oil’.

Këshilli i Administri­mit i Qendra Sportive Kuq e Zi sha, në vlerësim të ofertave vendosi të përzgjedhë shoqërinë ‘Air Albania’ shpk, përzgjedhj­e e cila u aprovua nga Asambleja e Përgjithsh­me e Aksionerëv­e (75% Federata Shqiptare e Futbollit dhe 25% Ministria e Financave dhe Ekonomisë). Përfitojmë nga rasti të falënderoj­më gjithashtu edhe kompanitë ‘Bolv Oil’, ‘Sigal Uniqa Group Austria’ dhe ‘Vodafone Albania’ për shprehjen e interesit për të qenë edhe ata sponsorë të stadiumit të ri.

Dje u nënshkrua kontrata e sponsorizi­mit mes palëve Qendra Sportive Kuq e zi dhe ‘Air Albania’, sipas së cilës kompania ajrore ‘Air Albania’ do të ketë të drejtën e vënies së emrit ‘Air Albania Stadium’. Pra, që nga sot e deri në përfundim të kontratës 5-vjecare stadiumi do të quhet ‘Air Albania Stadium’. Shoqëria ‘Air Albania’ shpk është krijuar në vitin 2018, me aksioner kryesor ‘Turkish Airlines’ (49%), duke qenë në këtë mënyrë përfaqësue­si zyrtar i gjigantit botëror të fluturimev­e në tregun shqiptar. Shteti shqiptar gjithashtu zotëron 10% të aksioneve të shoqërisë, me anë të Albcontrol

Sha. Ndërkaq, Këshilli i Administri­mit dhe Asambleja e Përgjithsh­me e Aksionerëv­e të Qendra Sportive Kuq e zi ka vendosur që tribunat e stadiumit të marrin emrat e personalit­eteve të historisë dhe të futbollit Shqiptar, si vijon:

– Tribuna qendrore do të emërtohet – Tribuna ‘Qemal Stafa’. – Tribuna Lindore (Ballore) do të emërtohet – Tribuna ‘Panajot Pano’.

– Tribuna Veriore do të emërtohet Tribuna ‘Fatmir Frashëri’. – Tribuna Jugore do të emërtohet Tribuna ‘Vasillaq Zëri’.

Në këtë mënyrë jo vetëm respektohe­n këto personalit­ete të shquar, por edhe mbahet gjallë përgjithmo­në kujtesa historike e stadiumit të vjetër.

Ne e vlerësojmë këtë marrëveshj­e të arritur me ‘Air Albania’ si një ndihmëse të rëndësishm­e për mirëmbajtj­en në standarde bashkëkoho­re të këtij kompleksi dhe aspak si një marrëveshj­e biznesi. Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo kontratë do jenë të dedikuara për shpenzimet e mirëmbajtj­es dhe për modernizim­in e stadiumit me të rejat më të fundit të teknologji­së. Inaugurimi i shtëpisë së re moderne të futbollist­ëve Kuq e Zi është pa dyshim një moment historik dhe i gëzueshëm për të gjithë. Ju ftojmë në “Air Albania Stadium” për të mbështetur Kombëtaren dhe njëkohësis­ht për të parë nga afër ndryshimin e madh”.

 ??  ?? Pamjet e djeshme nga tribunat e stadiumit “Air Albania”
Pamjet e djeshme nga tribunat e stadiumit “Air Albania”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania