Panorama Sport (Albania)

Qato: Luftëtari mbijeton, me Flamurtari­n luajmë për shkëputjen

21-vjeçari erdhi si mesfushor, por po luan si mbrojtës i djathtë

- Tomor Shehu

Të predispozu­ar për të dhënë më të mirën për ndeshjen e radhës, Luftëtari po e shfrytëzon në maksimum ndërprerje­n e kampionati­t, me shpresën se ndaj Flamurtari­t do të jenë gati për një rezultat pozitiv. Skuadra është formuar pak ditë para startit të sezonit, kështu që lojtarët kanë nisur ta njohin më mirë njëri-tjetrin dhe të tregojnë vlerat e tyre. Njëri nga këta është edhe mesfushori Kliton Qato, i cili me paraqitjen e javëve të fundit ka lënë gjurmë në radhët e formacioni­t bluzi. Për “Panorama Sport”, 21vjeçari tregon kontributi­n e tij në ekip, rolin e ri, ndeshjen me Teutën, si dhe vazhdimësi­në. “Në ndeshjen ndaj Teutës dhashë më të mirën, si gjithë ndeshjet e tjera. U mundova të tregoja cilësitë dhe besoj se bëra mirë, pavarësish­t pozicionit tim. Unë luaj si mesfushor qendre, por kam katër ndeshje që aktivizohe­m si mbrojtës i krahut të djathtë. Jam i predispozu­ar dhe i vendosur për të dhënë gjithçka nga vetja në shërbim të rezultatev­e pozitive”, u shpreh fillimisht Qato.

FLAMURTARI- Transferta e Vlorës është jetike për Luftëtarin në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të mbijetesës. Në lidhje me rëndësinë e këtij takimi dhe misionin mbijetesë, Qato u shpreh: “Flamurtari është rivali ynë direkt për objektivin mbijetesë dhe si të tillë e vlerësojmë çdo ditë e më shumë në stërvitje. 3 pikë të mundshme, për të cilat do të hyjmë në fushë, na shkëpusin nga fundi i klasifikim­it. Të japim maksimumin të gjithë, duke filluar nga ne të rinjtë. Është mundësia më e mirë që të gjithë të shprehim cilësitë përballë një rivali direkt. Jemi grup i ri dhe me cilësitë tona besoj dhe shpresoj se do të arrijmë të jemi pjesë e Superiores në fund të sezonit. Në stërvitje si dhe ndeshje zyrtare, falë frymës dhe karakterit që na imponon stafi teknik, japim 100% të kapaciteti­t tonë dhe kësisoj jemi të bindur se Luftëtari do mbijetojë. Shpresat nuk i humbim, përkundraz­i ne besojmë në forcën dhe karakterin tonë si futbollist­ë. Falë mbështetje­s së drejtuesve, duke filluar me stafin teknik dhe presidencë­n, Luftëtari do mbijetojë, pasi ka cilësi dhe mundësi reale”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania