Panorama Sport (Albania)

Ka probleme muskulare, Khalid tremb Teutën

- Zamir Qypi

Sikur të mos mjaftonte fakti që sulmi po shënon shumë pak, Bledi Shkëmbit i shtohet edhe stresi i dëmtimeve. Abdul Khalid është stërvitur i diferencua­r dje. Ganezi ka ndier dhimbje muskulore, ndaj për të mos e rrezikuar edhe më shumë gjendjen e tij, është menduar që të mos marrë ngarkesa. Vend për panik nuk ka dhe sidomos kur dihet që ndeshja me Vllazninë luhet vetëm fundjavën tjetër, ndaj shanset për rikuperim ekzistojnë. E megjithatë, stafi mjekësor do ta ketë në vëzhgim shtatlarti­n. I veçuar nga grupi, ka vijuar edhe Arbër Çyrbja. Ashtu si sulmuesi, edhe ai mesfushori i djathtë ka shfaqur shqetësime muskulore. Derisa të afrohet java e 13-të, mendohet që të dy do të jenë në urdhrat e satit teknik. Pas dy ditëve me "marsh" të lartë dhe dy seanca, dje u zhvillua vetëm një stërvitje. Lojtarët britën në fushën e blertë për të vijuar ritualin. Gjithçka nisi me një nxehje të lehtë, për të kaluar te ushtrimet fizike nën mbikëqyrje­n e përgatitës­it atletik Iris Selimi dhe Françesko Vitobelo. Trajneri më pas e ndau grupin në dy pjesë për të kryer disa lojëra. Puna më së shumti u përqendrua­n te sulmi. Shkëmbi po përpiqet që të zhbllokojë Dakrko Nikaç, ndaj ai u kthye në pikë referimi. Çdo krosim shkonte drejt tij, me qëllim që malazezi të perfeksion­onte shënjestrë­n. Disa lojtarë kryen edhe fizioterap­i dhe ushtrime në pishinë, për të rigjenerua­r forcat pas ngarkesës së kësaj jave. Teutën e pret një ndeshje e vështirë në Shkodër. Të gjithë duken të motivuar dhe shpresojnë të kthehen te rezultatet e mira, duke i dhënë "shkelmin" krizës që i ka kapluar prej 4 javësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania