Panorama Sport (Albania)

Kukësi, plane për të shitur në verë Ethemin dhe Limajn

Verilindor­ët duan të përsëritin rastin “Guri” që u shit 700 mijë €

- Skerdilaid Sulozeqi

Kukësi e nisi mjaft mirë kampionati­n duke mundur Partizanin që në start. Nënkampion­ët morën 7 pikë në tri javët e para, por në vijim skuadra pati ulje-ngritje dhe tashmë pas 12 ndeshjesh, ata kanë grumbullua­r 18 pikë nga 36 të mundshmet. Drejtuesit e Kukësit vepruan në mënyrë të shpejtë e thuajse efikase në merkato, por pa dyshim ata i kanë dhënë prioritet të madh dyshes Vesel Limaj e Valon Ethemi. Me largimin e shumë senatorëve, vëmendja tashmë ka kaluar te disa lojtarë si Ethemi e Limaj që më parë konsideroh­eshin si në zhvillim e sipër e të vegjël. Tashmë janë pikërisht këta lojtarë, por dhe të tjerë që kanë marrë vëmendjen e drejtuesve, të cilët u kanë dhënë pamasë hapësira dy mesfushorë­ve, duke pasur idenë e qartë se çfarë kërkojnë prej lojtarëve e çfarë strategjie kanë ata vetë. Plani i drejtuesve të Kukësit pas afrimit të lojtarëve, është rritja, promovimi e pastaj shitja e lojtarëve. E këtë

strategji pritet që drejtori Nexhipi, por dhe stafi teknik ta zbatojnë. Ethemi është kthyer në titullar fiks e është rritur shumë profesiona­lisht, e Limaj gjithashtu. Drejtuesit kërkojnë që pse jo t’i ingranojnë dhe me Kombëtaren lojtarët në fjalë, pasi besojnë tek aftësia e tyre.

DREJTORI NEXHIPI

Shpeshherë në intervista­t e dhëna për “Panorama Sport”, drejtori i Kukësit ka theksuar se klubi po punon për të arkëtuar të ardhura në verë, e këto mendohet të vijnë jo vetëm nëpërmjet Kupave të Europës, por sidomos nga shitjet. Pra,

Kukësi jo vetëm po punon për të promovuar lojtarë, por dhe për të shitur e përfituar të ardhura prej këtyre lëvizjeve. Rasti Guri është shembulli më i pastër se si një klub mund dhe pse jo të pasurohet prej shitjeve. Kur drejtori Nexhipi u pyet në datën 4 shtator të këtij viti për plane për shitje, ai tha se klubi pret gjithçka. “Si çdo klub, shpresojmë te ndonjë lojtar që mund ta shesim. E thashë se kemi lojtarë të rinj, me kualitet, të cilët mund t’i shesim që në janar. Ata e kanë në dorë që ta tregojnë veten sa më shumë në fushë. Ekipin po e ndjekin skautë të ndryshëm e nëse paraqiten mirë, e kanë vetë në dorë. Gjatë verës kemi pasur disa oferta, por jo zyrtare. Pas Kupave të Europës pati bisedime, por nuk u konkretizu­a diçka. Kemi bërë një ekip që do të konkurrojë për titullin në Shqipëri dhe lojtarët nëse japin maksimumin, çdo gjë do të shkojë mbarë, pasi këtë gjë e kam provuar vetë edhe si lojtar. Ofertat nuk do të mungojnë. Nga ana jonë si drejtues do të punohet maksimalis­ht. Te Kukësi shembujt janë konkretë dhe të freskët. Rasti “Guri” është shembulli më i mirë se si lojtarët duhet të punojnë për të arritur larg”, përfundoi drejtori sportiv i Kukësit. Emrat që po punohet për shitje janë pikërisht Ethemi e Limaj.

 ??  ?? Vesel Limaj
Vesel Limaj
 ??  ?? Valon Ethemi
Valon Ethemi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania