Panorama Sport (Albania)

Magani: Nuk dorëzohem, kthehemi

“Loja e mirë që prodhojmë dhe rastet e krijuara më japin garanci edhe për postin që mbaj”

- FERIZ FERIZAJ

Gugash Magani nuk dorëzohet. Rezul tatet janë realisht zhgënjyese, por trajnerit i jep shpresë ky ekip. Loja e mirë dhe rastet e prodhuara e bëjnë peqinasit që të mos heqë dorë dhe të paralajmër­ojë kthesën. “Herët a vonë, do të vijnë edhe fitoret”, kështu deklaron numri një i pankinës së kavajasve, ndonëse është ende “i xhindosur” nga shpërdorim­i. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport” 54-vjeçari i mëshon faktit se grupi që ai drejton përbëhet nga futbollist­ë 19-20-vjeçarë. “Nëse ka njeri që është i pakënaqur me rezultatet që kemi marrë, ky jam unë. E kam pranuar publikisht përgjegjës­inë për humbjen ndaj Shënkollit, siç edhe kam këmbëngulu­r pas çdo takimi se ekipi im ka shpërdorua­r raste pa fund. Dhe e theksoj, kjo ka ndodhur javë pas jave. Vendoseni veten në vendin tim, si mund të ndihem kur ekipi udhëheq dhe del para portës 2-3 herë në raste flagrante. Kushdo pret golin e dytë apo të tretë... por në fund sheh që barazohesh edhe më keq, të mundesh. I pari që ‘xhindoset’ jam unë. Fundja rezultatet teknike gjykojnë trajnerët, jo lojtarët. Në këtë kuptim jam i qetë dhe i garantuar në postin tim, pasi ekipi që drejtoj ka prodhuar e bindur në lojë në çdo ndeshje. Jemi ne që kemi lëshuar pikët dhe jo kundërshta­rët ata që e kanë merituar. Ju harroni se mbi 80% të ekipit e kam me moshë 18-20 vjeçare. Besoj nuk është pak ky tregues kur luan sidomos në Ligën e parë”, thotë fillimisht tekniku.

KTHESA – Gugash Magani mendon që ndaj Devollit do të vijë edhe autokritik­a dhe nuk ngurron që të japë edhe arsyet që i japin besim. “Loja që ekipi prodhon, dëshira e madhe e të rinjve janë baza ku mbështes besimin tim. Do vazhdoj të punoj fort, ashtu sikurse të kritikoj të besuarit e mi për çdo gabim të tyre. Këta të rinj do rriten me përvojë, me vërejtje dhe me punë. Personalis­ht jam i bindur se shumë shpejt që javën e ardhshme ekipi do kthehet te fitoret. Unë besoj e pres në këtë që them. Më besoni se pas janarit do keni Besë tjetër. Javë ka plot dhe ne do rikthemi aty ku ju doni e presin të gjithë”, përfundoi trajneri i verdhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania