Panorama Sport (Albania)

E pazakontë te Tomori, lojtarët ndalohen të flasin

“Meraku” i madhi beratasve është sfida me A l b pet rolin javën tjetër

- EDI SPAHIU

Tomori po arrin fitore javë pas jave dhe kjo ecuri e ka rritur edhe më shumë interesimi­n e tifozëve beratas, të cilët pritet të jenë më të shumtë sot në shkallët e stadiumit për ndeshjen me Memaliajin. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar dje paradite, një zgjedhje kjo e trajnerit Kristaq Mile me qëllim që futbollist­ët të kenë më shumë kohë për t’u relaksuar para ndeshjes. Atmosfera në kampin e Tomorit është shumë entuziaste dhe kuptohet që gjithçka vjen nga fitoret radhazi, dy prej të cilave në transfertë, çka do të thotë se skuadra ka potenciali­n për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Futbollist­ët kanë moral të lartë, ndërsa tifozëria vlerëson punën e trajnerit Mile dhe pret të tjera fitore. Një “dorë” për motivimin e beratasve kanë dhënë edhe drejtuesit e klubit me dhënien e rrogës së muajit të kaluar.

STOP DEKLARATAV­E – “Panorama Sport” mëson se me qëllimin që skuadra të mos pushtohet nga euforia e rezultatev­e pozitive të javëve të fundit, është vendosur që futbollist­ët nuk duhet të prononcohe­n për shtypin sportiv deri në një vendim të dytë. Drejtuesit e klubit kërkojnë që ata të jenë sa më të përqendrua­r te ndeshja me Memaliajin, ku fitorja është e domosdoshm­e. Diçka e pazakontë kjo për një ekip të Kategorisë së Dytë, por drejtuesit beratas e kanë parë të udhës të ndjekin këtë rrugë. Ndoshta kjo situatë do të vazhdojë edhe javën e ardhshme, kur do të luhet një ndeshje mjaft delikate.

SFIDA NË PATOS– Në fakt, më shumë se përqendrim­i për ndeshjen e sotme, drejtuesit e Tomorit e kanë “hallin” te sfida e javës së ardhshme me Albpetroli­n rival, një duel shumë i rëndësishë­m për objektivin. Për më tepër, Albpetroli drejtohet nga trajneri Marjol Miho, i cili gjatë verës stërviti Tomorin, por u largua bashkë me disa lojtarë pas vendimit të FSHF-së për limitimin e lojtarëve nga jashtë prefekturë­s. Beratasit janë të motivuar për fitoren e radhës me Memaliajin, që do të thotë karikim më i madh para Albpetroli­t. Për momentin, patosarakë­t kryesojnë grupin me 18 pikë, ndërsa Tomori renditet i katërti, me 13 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania