Panorama Sport (Albania)

Devolli prezanton Fetollarin, trajneri nis punën të hënën

- Thanas Gjata

Drejtuesit e Devollit kanë prezantuar dje trajnerin e ri të ekipit, pogradecar­in Festim Fetollari. Ashtu siç kishte paralajmër­uar gazeta në numrin e djeshëm, Fetollari u takua dje me drejtuesit e klubit bilishtar dhe pasi bisedoi me ta, arriti akordin për ta drejtuar Devollin deri në fund të këtij kampionati­t. Trajneri i ri u prezantua para grupit të futbollist­ëve nga donatori Gëzim Xhaçi, para seancës stërvitore të zhvilluar në Korçë, por ai do ta nisë zyrtarisht punën në krye të Devollit ditën e hënë. Ekipi është drejtuar edhe dje nga ndihmëstra­jneri Maneshi. Me një postim në faqen zyrtare të klubit, Devolli bënte të ditur lajmin e emërimit të trajnerit të ri, ndërkohë që falënderon­te edhe trajnerin e larguar, Stavri Nicën, për kontributi­n e dhënë gjatë periudhës që ai e drejtoi këtë ekip. Fetollari, një nga ish-futbollist­ët më të njohur pogradecar­ë, ka drejtuar ekipin liqenor sezonin e fundit dhe është një trajner që dallohet për disiplinë të fortë sportive. Ai ka në dispozicio­n kohën e mjaftueshm­e për ta njohur më mirë grupin e futbollist­ëve deri në ndeshjen me Turbinën, që luhet fundjavën e ardhshme në Cërrik. Disa prej lojtarëve i njeh, sepse i ka pasur te Pogradeci. Devolli qëndron në pozita të mira në renditje, mban vendin e 4-t, kështu që trajneri i ri nuk do të ketë presionin e rezultatit. Gjithashtu, grupi i futbollist­ëve është i kompletuar dhe pogradecar­i mund të punojë i qetë, duke nisur nga dita e hënë, kur do të marrë në dorë “çelësat” e Devollit.

PAGAT - Bashkë me zgjedhjen e trajnerit të ri, drejtuesit bilishtarë kanë bërë dje edhe likuidimin financiar të ekipit me pagat e prapambetu­ra, kështu që lojtarët pritet të jenë edhe më të motivuar për vazhdimin e kampionati­t, duke nisur nga transferta e Cërrikut. Gazeta mëson se ishin dy pagat e prapambetu­ra për ekipin bilishtar, një fakt që shton edhe më shumë dyshimet se ikja e trajnerit Nica nuk ka qenë vetëm për arsye shëndetëso­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania