Panorama Sport (Albania)

Fitore kryevepër, Brazili në finale pas 14 vitesh

-

Kryevepra e regjistrua­r nga djemtë e Guilherm Deas ka qenë aq e madhe, sa monopolizo­i faqet e para, në të kundërt të kolegëve të “Seleçao”-s që u mposhtën në miqësoren e luksit kundër Argjentinë­s. Në krahun tjetër, suksesi i kombëtares U-17 braziliane, protagonis­te e një dopiopërmb­ysjeje kundër të njëjtës France që i shënoi 6 gola Spanjës: vlen rikthimin në një finale botërori që mungonte prej 14 vitesh, kur u mposhtën me rezultatin 3-0 nga Meksika (që është edhe i njëjti rival i kësaj radhe, pra mund të vlejë edhe hakmarrjen). Por entuziazmi në atdhe për një skuadër që në turne nuk duhet të kishte marrë as pjesë (Brazili u pranua në limite, në sajë të vendit pritës pas vendimit të heqjes së organizimi­t Perusë pas parregulls­ive të hasura me impiantet), është krijuar mbi të gjitha për grupin e talenteve të shfaqur në gjashtë sfidat që kanë drejtuar “Amarelinha”-n deri në aktin e fundit. Nga Kaio Zhorge te Tajes Manjo, “xhevahirët” kryesorë të Brazilit gëzojnë klauzola të cilat i kalojnë që tani kuotën 200 milionë eurot. Dhe po vëzhgohen nga pranë prej klubeve elitare të Europës. ARRITJE – 95 minutat kundër Francës kanë qenë një koncentrat emocionesh të përsëritsh­me, duke nisur nga pasimet një-dy në 13 minutat e para nga dyshja Muinga-Mbuku. Një goditje e dyfishtë ajo e marrë nga Brazili, që do të kishte vendosur këdo KO, edhe pse Franca diti më pas të menaxhonte duke dominuar kundërshta­rin me personalit­et. Gabimi fatal i francezëve ishte lehtësia me të cilën nisin të luanin pas golave dhe nënvlerësi­mi i një kundërshta­ri që pas pushimit arriti të ndryshonte marshin dhe qëndrimin. Një mbrëmje e vendosur edhe nga VAR-i, vendimtar për anulimin e një goli (francezëve) dhe një penalltie (brazilianë­ve). Shndriti një grup talentesh që shumë shpejt mund të shihen edhe me fanellën e Brazilit të “të mëdhenjve”: nga Zhorge, te Veron e deri te Lazaro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania