Panorama Sport (Albania)

Karlos Tevez, 1000 hamburgerë për bamirësi

-

Në shekullin e fundit, historia tregon se shumë futbollist­ë amerikano-jugorë kanë lënë vendin e tyre të origjinës për të kërkuar lavdinë në Europë, por kurrsesi nuk i kanë harruar vështirësi­të, shpeshherë edhe drama, që u është dashur të përjetojnë në moshë të re, përpara se të çanin në arenën ndërkombët­are futbollist­ike. Një prej këtyre ngjarjeve prek edhe Tevezin, i cili pasi ka luajtur për shumë vite në disa prej klubeve më të mëdha të kontinenti­t të vjetër, është rikthyer në Buenos Aires. Ish-numri 10 i Juventusit nuk po përjeton një moment të artë për sa u përket paraqitjev­e personale, duke qenë se këtë sezon ka koleksionu­ar vetëm 9 prezenca, me 3 gola të shënuar me bluzën e Boka Zhuniorsit, kryesuesen e kampionati­t me pikë të barabarta së bashku me Lanusin dhe Argjentino­s Zhuniorsin. Por nëse në fushën e lojës sulmuesi nuk po arrin që të lërë gjurmë të rëndësishm­e, ai po bën diferencën me shumë akte bamirësie në favor të banorëve të lagjes ku ka lindur, “Fuerte Apache”, nga i cili ka marrë edhe pseudonimi­n personal. Akti i fundit i zemërgjerë­sisë u bë i mundur në bashkëpuni­m të ngushtë me “McDonald’s”, i cili ka ngritur në këmbë një fushatë të quajtur “Great Day”. Kolosi amerikan i “fast food”-eve, në 24 orët e 15 nëntorit, do të dhuronte 100 për qind të fitimeve që do të vinin nga shitja e hamburgeri­t të tyre më të famshëm, “Big Mac”. Kjo fushatë bamirësie, që zgjat prej 25 vitesh në bashkëpuni­m me një fondacion që merret me fëmijët në nevojë, ka parë të ndihmohet edhe nga Karlos Tevezi, i cili i është përgjigjur në mënyrë të rëndësishm­e kësaj kauze. Futbollist­i i Boka Zhuniorsit ka vendosur që të blejë 1000 hamburgerë, një gjest i cili bëri një jehonë të madhe mediatike, nisur edhe nga fakti se Karlos Tevezi është jo vetëm një ndër futbollist­ët më të njohur, por edhe ndër personat më influentë në Argjentinë. Dhe sigurisht që fama e tij nuk mund të mos bënte që kjo gjetje e sulmuesit të përhapej edhe në media, si një formë mesazhi sensibiliz­ues edhe për shumë persona të tjerë të pasur në Argjentinë, të cilët vinin nga bota e sportit apo e spektaklit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania