Panorama Sport (Albania)

Mançini: Ky është vetëm fillimi

Vendosi rekord, por nuk feston: Tani mbyllim në perfeksion kundër Lihtenshte­init

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Rekordi i 10 fitoreve radhazi (9 në elim inatore dhe 1 në miqësore) është një arritje madhështor­e, por Roberto Mançini nuk është nga ata tipa që ekzaltohet shpejt, pasi objektivi i tij është një dhe i vetëm, i cili dallohet qartë në sytë e tij: “Nuk dua të më bëhen krahasime me Vitorio Pocon (trajnerin legjendar italian), pasi ai ka fituar 5 trofe me kombëtaren, ndërsa unë e kam thënë dhe e ritheksoj, do më mjaftonte që të fitoja vetëm Europianin për të qenë i lumtur sa ai. Sigurisht që kur kalon një ikonë si Poco, është normale që gëzimi të të përshkojë trupin, por kjo nuk do të thotë se puna ime dhe e këtij grupi ka përfunduar.

Përkundraz­i, kemi bërë 9 fitore në 9 ndeshje të këtyre eliminator­eve, prandaj tani dua edhe suksesin ndaj Lihtenshte­init, pasi vetëm kështu mund ta mbyllim me perfeksion, - nënvizon trajneri i “axurrëve”, i cili analizon edhe paraqitjen me Bosnjën.

– Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, por ky është një grup fantastik futbollist­ësh. Është e vërtetë se ka pasur ndonjë ndeshje ku nuk kemi merituar të fitojmë, por është pikërisht këmbëngulj­a dhe fryma e sakrificës që shoh te të gjithë ajo që na ka bërë të dalim me tri pikë, edhe në transferta kaq të vështira sa kjo me Bosnjën. Prandaj, një duartrokit­je këtij grupi fantastik, ndonëse mendoj se ky është vetëm fillimi. Kam shumë premisa nga këta lojtarë, pasi e di mirë se kemi ende shumë potencial brenda nesh, të cilin nuk e kemi shfaqur ende. Insinje në superformë? Po, jam i lumtur për Lorencon, duke parë edhe situatën e vështirë që po përjeton ai dhe skuadra e Napolit aktualisht. Gjithsesi më pëlqyen të gjithë, edhe Tonali, edhe Beloti, ndonëse sërish në 15 minutat e fundit e pashë ekipin të tërhiqej mjaft metra mbrapa dhe diçka e tillë nuk më pëlqen dhe nuk duhet të ndodhë, sidomos kur të luajmë në Europian”, përfundoi Mançini.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania