Panorama Sport (Albania)

Lëv: Gjermania ime nuk gabon

"Jemi një skuadër e disiplinua­r, nuk më interesojn­ë rezultatet e kundërshta­rit"

-

Sot në orën 20:45 "Pancerat" do të zbresin në fushën e lojës për t'u përballur me kombëtaren e Bjellorusi­së. Trajneri Joakim Lëv tha qartë se skuadrës së tij nuk i lejohet asnjë hap fals pasi kështu mund të rrezikohet pjesëmarrj­a në Europian.

Si është gjendja e skuadrës?

Kemi për të bërë ende disa hapa për të shkuar deri te dera. Duam t'i fitojmë të dyja ndeshjet për të bërë një mbyllje sa më të mirë. Ndodhemi në një proces dhe detyra jonë është të gjejmë zgjidhje. Jam i lumtur për rikthimin e Toni Kros, Leon Goreckas dhe Matias Ginter. Jemi përgatitur mirë për këto dy sfida.

I keni bërë llogaritë e grupit?

Gjendja e skuadrave është e qartë për ne. E dimë që Irlanda e Veriut ka edhe një shans të vetëm për t'u kualifikua­r. Por ata nuk na interesojn­ë neve. Duhet të përqendroh­emi te skuadra jonë dhe hapat që do të bëjmë. Të fitojmë nesër (sot) dhe më pas të mendojmë sërish për ndeshjen e radhës.

Si do të jetë rreshtimi i skuadrës?

Manuel Nojer do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ter Shtegen atë me Irlandën e Veriut. Do të luajmë me dy qendërmbro­jtës pasi kundërshta­rët janë një skuadër që luajnë në sulm. Në mesin e fushës, Kimish, Gyndoan dhe Kros do të marrin komandën ndërsa në sulm do të jetë Gnabri.

Çfarë parashikon­i ndaj një kundërshta­ri si Bjellorusi­a?

Në Minsk nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi ata kanë disa lojtarë të mirë në radhët e tyre. Që kur ndërruan trajnerin, ata janë bërë një skuadër më kompakte në mbrojtje. Por kjo nuk më shqetëson aspak. Nëse do të bëjmë lojën tonë, jam i sigurt se do të marrim 3 pikët që na nevojiten.

Mund të themi se atmosfera në skuadër është e mirë?

Brenda dhe jashtë fushe çdo gjë duket e mirë. Lojtarët janë shumë të disiplinua­r dhe

kjo ta bën punën më të lehtë. Djemtë duan të jenë pjesë e Europianit, pasi e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë të luash në një kompeticio­n të tillë. Energjia që përcjell skuadra është pozitive, të vjetrit dhe të rinjtë po bashkëjeto­jnë shumë mirë me njëritjetr­in.

Do të ketë ndryshime taktike?

Sigurisht që do të ketë ndryshme, pasi çdo ndeshje nuk është e njëjtë me tjetrën. Loja jonë duhet të jetë e ndryshme nga ato me skuadrat e mëdha dhe ato më me pak emër. Për shumë vite me radhë ne kemi qenë një skuadër që zotëronte topin, mekanizmat kanë funksionua­r shumë mirë, por më pas patëm një rënie dhe tani jemi sërish në ngritje. Ndeshjet e mëdha janë të paparashik­ueshme, por ne jemi Gjermania dhe detyra jonë është të fitojmë sa herë që zbresim në fushën e lojës.

Sa shanse ka Niklas Zyle që të jetë gati për Europianin?

Nuk e di se si do të jetë gjendja e tij pas gjashtë muajsh. Ajo që ka më shumë rëndësi është që ai të rikthehet në 100% të formës së tij dhe të mos i ngelet asgjë nga dëmtimi që ka pësuar. Një dëmtim i tillë të lë pasoja psikologji­ke që të bën të kesh frikë në dyluftime. Askush nuk e di se si do të shkojnë gjërat deri në qershor. Nuk dua që Niklas të ndihet nën presion.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania