Panorama Sport (Albania)

Holanda kërkon kualifikim­in, Van Dajk: I thyejmë irlandezët

Kapiteni i portokalli­njve premton suksesin

-

Holanda do të luajë sot një transfertë shumë të vështirë përballë irlandezo-veriorëve. Portokalli­njtë do të kërkojnë të mos dalin pa pikë për të shpresuar deri në fund në një kualifikim për në Europian. Edhe pse skuadra e Kuman renditet në vendin e parë me 15 pikë, matematika nuk e lë të qetë pasi kundërshta­ri është vetëm 3 pikë më pak. Kapiteni Virxhil Van Dajk u shpreh se skuadrën e tij e pret një ndeshje shumë e fortë, por kjo nuk do t'i ndalojë ata për të marrë tri pikët në fund. "Kemi shumë kohë që e presim një moment të tillë", tha mbrojtësi shtatlartë për kualifikim­in në Europian. "Por e dimë që kemi edhe dy ndeshje për të fituar në mënyrë që kualifikim­i të ishte perfekt. Kundërshta­ri? Na motivon shumë, por duhet ta dini që nuk mund të thyhet lehtë, për më tepër në Belfast. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm dhe të tregojmë kualitetet që kemi. Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë. Kualifikim­i ka qenë gjithmonë ëndrra jonë dhe tani jemi vetëm një hap larg. Le të nisë kjo ëndërr nga ndeshja e nesërme (sot)", përfundoi mbrojtësi holandez që luan për skuadrën angleze të Liverpulit në Premier Ligë. Ndeshja e fundit midis dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin 3-1 për holandezët, të cilët arritën ta kthenin rezultatin në favor të tyre vetëm në fundin e ndeshjes, duke rrezikuar jo pak për të dalë nga fusha e lojës pa pikë duke vënë në dyshim kualifikim­in. Në Belfast sfidën do ta gjykojë arbitri i njohur polak, Simon Marciniak, i cili është nga gjyqtarët më të mirë në Europë. Fitorja e vendësve kuotohet me koeficient­in 8 nga kompanitë e basteve në Europë, ndërsa fitorja e portokalli­njve me 1.44. Barazimi me 4.75.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania