Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Hënes dhe Bajerni kanë të njëjtën ADN, tripleta arritja më e madhe

Ish-trajneri vlerëson miqësinë që ka me ish-presidenti­n

-

Marrëdhëni­a e tyre shkon përtej profesioni­t. Jup Hejnkes dhe Uli Hënes janë shokë prej më shumë dekadash. Ish-trajneri i kampionëve nuk mund të mungonte në prononcimi­n për largimin e presidenti­t të Bajernit, Uli Hënes, i cili dje i dha lamtumirën postit më të lartë në klub. "Unë i besoj shumë Ulit dhe anasjellta­s, ai ka qenë gjithmonë aty për mua kur kohët ishin të vështira. Kemi përjetuar momente të mira dhe të vështira. Ai më pëlqen shumë si njeri, tipin që ka", tha Hejnkes. "Uli ka investuar të gjithë jetën e tij në profesioni­n që bën. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me dashurinë që ka ai për këtë klub". Hejnkes është shpallur katër herë kampion Gjermanie me Bajernin

dhe si askush tjetër ai e di më mirë se çfarë e acaron 67vjeçarin. "Ai është një njeri korrekt, i vjen inat nëse dikush deformon faktet apo sulmon pa të drejtë një lojtar apo drejtues. Por në jetën private ai është një njeri shumë i ndjeshëm". Hejnkes kujton me nostalgji fitimin e tripletës në finalen e Champions-it. "Ishte mbyllja e një sezoni perfekt për skuadrën. Uli më tha se ishte një nga vitet më të bukura në karrierën e tij si drejtues. Të dy kemi fituar shumë, i ka dhënë shumë Bajernit, ashtu si dhe Bajerni atij. Klubi ka ADN-në e tij, këtë mund ta kuptojë kushdo që njeh mirë ambientin këtu. Edhe pas largimit ai do të mbetet gjithmonë një pjesë e paharruesh­me dhe e suksesshme e klubit. Tifozët nuk do ta harrojnë kurrë punën që ai ka bërë këtu për t'i kënaqur ata dhe për t'i bërë të ndihen krenarë". Kujtojmë se dje ishte dita e fundit si president i Hënes, i cili largohet prej shumë vitesh nga klubi. Një klub që i dha gjithçka që i duhet një njeriu për të qenë i plotësuar. Edhe pse trajneri u largua para dy sezonesh nga Bajerni, pasi kishte fituar kampionati­n, Hejnkes vazhdon të ruajë marrëdhëni­e të mira me drejtuesit Uli Hënes dhe Karl Hainc Rumenige. Tani ai do të ketë më shumë kohë të lirë për të kaluar me ish-presidenti­n bavarez, pasi ky i fundit do të ketë vetëm një rol këshilltar­i te kampionët e Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania