Panorama Sport (Albania)

“Bomba” nga Italia, Xhixho është i Juves

“Zonja” përdor Sheznin, por jo në këmbim të Donarumës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rinovimi i Donar umës është një nga prioritete­t e Milanit e po ashtu ai i Vojcek Sheznit për Juventusin. Në fakt, lidhja mes dyshes nuk është vetëm për shkak të rolit. Bardhezinj­të thuhet se kanë arritur akordin me gardianin e tyre dhe kjo është një strategji, pasi polaku me shumë gjasa do të shitet në fund të sezonit. “Zonja e Vjetër” nuk i lë asgjë në dorë rastësisë dhe drejtuesit Paratiçi dhe Nedved, së bashku me shitjen e Sheznit, planifikoj­në edhe një blerje të bujshme në të njëjtin rol dhe bëhet fjalë për Xhanluixhi Donarumën.

OFERTA – I përfolur prej dy vitesh për një të ardhme te Juvja, Xhixho mund të zbarkojë në Torino në fund të sezonit aktual. Duke përfituar nga pozicioni ekonomik i “Djallit”, drejtuesi juventinë planifikoj­në të afrojnë titullarin e kombëtares italiane, me mediat italiane që raportojnë se bisedimet mes palëve janë në një fazë të avancuar. Por çfarë ofrojnë bardhezinj­të? Aktualitet­i propozon interesin milanist për njërin mes Demiralit dhe Ruganit, madje ka qenë trajneri Pioli që i ka kërkuar klubit të lëvizë në këtë drejtim, madje që në merkaton e janarit. Juventusi do të ofrojë edhe para përveç një lojtari në këmbim, teksa është për t’u përjashtua­r lëvizje e Sheznit në drejtim të kundërt me atë të Donarumës.

PRESING – Përpara se bisedimet t’i drejtohen fazës finale, drejtuesit e Juves do të presin përgjigjet e fundit nga Donaruma. Në mars të 2017-ës, portieri ishte nga kuqezinjtë që protestuan më fort për penalltinë e Dibalës në minutën e 97-të, teksa pas ndeshjes nuk munguan deklarata anti-Juve. Tri vite më pas, gjërat duket se kanë ndryshuar, me familjen Donaruma që thuhet se është e gatshme të rivlerësoj­ë zgjedhjet e të birit.

Në sfond të këtij presingu qëndron Mino Raiola. Menaxheri nuk ka ende një raport të qartë me drejtuesit aktualë të Milanit dhe në anët e Torinos, të tilla detaje nuk shpëtojnë lehtë, e aq më pak të mos mendohet mënyra për të përfituar nga situata.

 ??  ?? Juventus-Milan 1-0, Ronaldo kundër Donarumës në Superkupën e Italisë
Juventus-Milan 1-0, Ronaldo kundër Donarumës në Superkupën e Italisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania