Panorama Sport (Albania)

Tare sfidon Juven për Kumbullën, menaxheri: Ka oferta për Marashin

Drejtori i Lacios përgatit ofertën për shqiptarin

-

Lacio është gati që të shtojë koloninë e shqiptarëv­e. Skuadra bardhekalt­ër nuk kërkon që të humbasë mundësinë për të rrëmbyer futbollist­ët më të mirë të Kombëtares sonë. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, i cili ka arritur që të shkëlqejë që në sezonin e parë te skuadra e Veronës. Sipas “Corriere dello Sport”, Igli Tare mund të tentojë që ta rrëmbejë mbrojtësin 19vjeçar, madje ta heqë atë nga “thonjtë” e Juventusit që thuhet se e ndjek që prej merkatos së verës. Mbrojtësi i rritur në akademinë e Veronës ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni, duke regjistrua­r 9 paraqitje në Serinë A e madje duke gjetur edhe një rast rrugën e rrjetës. MENAXHERI – Lidhur me situatën e Kumbullës ka folur edhe menaxheri i tij. Xhani Vitali, në një deklaratë të shkurtër për “Tuttomerca­toweb” ka komentuar të ardhmen e të asistuarit të tij, duke sqaruar: “Marashi po paraqitet shumë mirë dhe të gjithë ne jemi të lumtur për ndeshjen e tij. Le të shpresojmë që të vazhdojë përsëri kështu.

Që tani e kanë kërkuar shumë klube, në Itali, por dhe nëpër Europë, megjithatë për momentin nuk kemi menduar transferim­in. Sa i përket kombëtares italiane, Marashi nuk mund të zgjidhte askënd përveç Shqipërisë. Kombëtaret shqiptare e kanë grumbullua­r gjithmonë, ndërsa Italia ka bërë me kohë zgjedhje të tjera”.

FORMULA – Këto fjalë kanë rezultuar një “asist” për Lacion, e cila po studion edhe formulën për të siguruar Kumbullën. “Çelësi” është një tjetër lojtar me gjak shqiptar. Bëhet fjalë për Valon Berishën, i cili nuk po kalon një formë të mirë te Lacio dhe në merkaton e janarit me shumë mundësi do të largohet. Megjithatë, aventura e mesfushori­t mund të jetë përsëri në Serinë A, pasi një tjetër skuadër italiane interesohe­t për të marrë shërbimet e tij. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, futbollist­i pëlqehet shumë nga Helas Verona, të cilët do të përpiqen ta transferoj­në në janar. Madje, sipas të njëjtit burim, thuhet se Verona po mendon të fusë në marrëveshj­e edhe mbrojtësin tjetër shqiptar, Marash Kumbulla, për të mbërritur te Berisha. Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon dhe një kalim te Lacio do të ishte i mirë për lojtarin, por edhe për klubin kryeqyteta­s, që do të kishte në organikën e tij një futbollist me të ardhme të madhe.

 ??  ?? Kumbulla në duel me Dibalën
Kumbulla në duel me Dibalën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania