Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, edhe motrat “shuplakë” trajnerit Sarri

Rekord tregolësha­sh, CR7: E adhuroj këtë ndjesi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Tre golat kundër Lituanisë kanë bërë që polemikat lidhur me gjendjen e Ronaldos të vijojnë. Teksa trajneri i tij te Juventusi, Mauricio Sarri, e deklaron me probleme fizike, ai i Portugalis­ë, Santos, vijon të ngrejë në piedestal formën e sulmuesit, duke nënvizuar vazhdimish­t se lojtari nuk ka asnjë problem të natyrës fizike. Këtë fakt e konfirmon edhe vetë 34-vjeçari, të paktën nëpërmjet paraqitjes së fundit me kombëtaren e vendit të tij. Vetë Ronaldo e konfirmon gjendjen fantastike, duke shënuar tre nga gjashtë golat e Portugalis­ë ndaj vendit të vogël baltik. Vetë CR7 e ka konfirmuar lumturinë e tij në rrjetet sociale ku fillimisht ka deklaruar se e adhuron ndjesinë që i japin golat e më pas publikoi një numër, 98, si dëshmi e realizimev­e me kombëtaren luzitane. Rrjetet sociale i kanë përdorur edhe motrat e Ronaldos, por për të sulmuar, në mënyrë indirekte, Mauricio Sarrin. Katia Aveiroi ka postuar një fotografi me Ronaldon nën të cilën thuhej: «Nuk ka shaka me atë. Krenaria e motrës». Disi më agresive në postimin e saj ka qenë motra tjetër e Ronaldos, Eva. Ajo ka ngritur një pyetje, e cila më shumë sesa në rrjetet sociale ka kumbuar në Torino. “Zoti nuk gabon. Është mirë madje. Po tani?”, shkruante Eva, me polemikat mbi gjendjen fizike të CR7-ës që, me sa duket, do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

MBRETI I TRIPLETAVE – 98 golat me kombëtaren portugeze e çojnë në 11 distanca larg Ali Daeit, ish-sulmuesi që me Iranin shënoi 109 herë. Luzitani e ndjek këtë rekord prej 17 vitesh, që kur shënoi për herë të parë me fanellën e kombëtares së atdheut të tij. Teksa ndjek një rekord, CR7 gjen kohën për të thyer një tjetër siç është ai i tripletave në karrierë. Më tregolëshi­n ndaj Lituanisë portugezi arriti shifrën e frikshme të 55 tripletave në karrierë, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka luajtur ndonjëherë futboll. Rrugëtimi i tij në lidhje më këtë statistikë lindi në vitin 2008 kur shënoi të parën. Një vit më pas nuk mundi të përsëritej, teksa nga 2010-ta e deri më sot sulmuesi ka përfshirë rregullish­t tregolësha­t në sezonet e tij. Kulmi ishte në vitin 2011 më 9 ndeshje në të cilat shënoi tri herë, teksa për kornizë janë edhe vitet 2014 dhe 2015. Pas 7 tripletave të 2016-ës, ecuria e Ronaldos në këtë lloj statistike ka pësuar rënie. Në vitin e parë madrileno-juventin shënoi tri të tilla ndërsa në këtë vit ka shënuar 4 dhe ka akoma disa ndeshje në dispozicio­n për të rritur nivelin e kësaj statistike e për të thelluar më shumë distancën me ndjekësit (shih: Leo Mesi 52).

 ??  ?? Ronaldo me motrat, Katia (majtas) dhe Eva
Ronaldo me motrat, Katia (majtas) dhe Eva

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania