Panorama Sport (Albania)

Talentet në komandë, Konte do edhe freski

Trajneri synon tek U-25, nga 2015-ta nuk shihej kjo statistikë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Po ndiqet politika e talenteve dhe nuk është rastësi. "Receta jonë është një përzierje lojtarësh të afirmuar dhe talentesh të rinj", u shpreh administra­tori i deleguar Xhuzepe Marota në fund të tetorit, duke folur për asamblenë e ortakëve. Kjo është linja e shënuar nga familja Zhang, është ky objektivi i Interit të Kontes, i cili në fakt synonte te të rinjtë, duke menduar të sotmen, por edhe të nesërmen, duke konsiderua­r faktin që mesfushori i Parmës (në pronësi të Atalantës) Dejan Kulusevski është në krye të listës së blerjeve. Ndërkohë, Konte mund të mbështetet te një paketë lojtarësh me karakteris­tika të forta, sepse Sebastiano Espozito është 17 vjeç, Alesandro Bastoni 20, Nikolo Barela dhe Lautaro Martinez 22, Valentino Lazaro 23, Stefano Sensi 24. Kundër Veronës, në ndeshjen e fundit përpara pauzës për kombëtaret, i vetmi mbi 11 vjeç mes titullarëv­e ishte kapiteni Handanoviç (i cili ndërkohë në 2020-ën mbush 36 vjeç) dhe mosha mesatare e 11-shes zikaltër në fushë nga minuta e parë ishte 25 vjeç e 360 ditë, e dyta më e re në këtë kampionat pas Bolonja-Inter i 2 nëntorit (25 vjeç e 266 ditë).

Nën kuotën 26 - Distanca me Fiorentinë­n dhe Milanin, dy skuadrat më të reja në moshë (që kanë aktivizuar formacione me moshë mesatare 23 vjeç e 188 ditë dhe 23 vjeç e 193 ditë), është ende e dukshme, por për Interin zbritja nën kuotën 26 nuk është pak. Përpara këtij sezoni, Interi kishte aktivizuar një skuadër më të re në një ndeshje të Serisë A në gushtin e 2015-ës, kur Roberto Mançini sfidoi Atalantën me një 11-she prej 25 vitesh e 264 ditësh si moshë mesatare. Ndërsa në 15 vitet e fundit, rekordi i lojtarëve që kanë ndjekur politikën e talenteve me Andrea Stramaçoni­n në stol: ishte 5 maji i 2013-ës dhe Interi sfidonte Napolin me një skuadër titullare me moshë 25 vjeç e 108 ditë. Tani, me Konten, skuadra po i afrohet rekordit të Stramaçoni­t. Dhe Interi, që ka një ekip me moshë mesatare 27 vjeç e 94 ditë, po mbështetet vërtet te të rinjtë. Përpara Handanoviç­it, përkrah 24-vjeçarit Shkrinjar, një lojtar i vitlindjes 1999 po fiton terren: Alesandro Bastoni, gjithmonë i kompliment­uar

nga Konte që nga fillimi i fazës përgatitor­e, ka regjistrua­r që tani 6 prezenca, duke u shkëmbyer thuajse gjithmonë me Diego Godinin, ende jo në maksimumin e xhirove. Në mesfushë Barela dhe Sensi po rezultojnë gjithmonë e më vendimtarë: bota zikaltër nuk

priste që të kishin menjëherë këtë impakt, por të dy po tregojnë se kanë dhunti prej kampionësh. Ish-lojtari i Sasuolos është futbollist­i që Konte pret për sprintin final deri në Krishtlind­je. Me dëmtimin e tij Interi ka humbur cilësi dhe ka hasur vështirësi në krijimin

e rasteve-gol; rikthimi në formë, pse jo, për transfertë­n delikate në fushën e Slavia Pragës në Champions të mërkurën 27 nëntor, do të ishte diçka e rëndësishm­e.

Çfarë force sulmi - Në krahun e djathtë më në fund po vrapon edhe Lazaro: 23vjeçari

austriak kishte valixhen në dorë, më pas me Bolonjën dhe Veronën ka luajtur dy herë nga 85 minuta. Okazione ka shfrytëzua­r shumë edhe Lautaro Martinez, i cili është vetëm 22 vjeç, por tani ka marrë Interin për dore: 12 prezenca dhe 5 gola në Serinë A, 3 në po aq ndeshje Champions-i. Argjentina­si humbi mikun Ikardi, por përkrah tij po lulëzon Lukaku. Tani Konte pret edhe golin e parë të Sebastiano Espozitos. "Xhevahiri" zikaltër është rritur dhe deri në Krishtlind­je do të jetë rezerva e vetme e dyshes titullare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania