Panorama Sport (Albania)

“Tërmet” 7 ballë, dëfrehet Spanja

Torres dhe Dani Olmo shkëlqejnë në debutim, iberikët sigurojnë vendin e parë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Spanja është si një tërmet 7 ballë që sh kund Maltën dhe siguron vendin e parë në Grupin F. Në Kadiz praktikish­t nuk kishte ndeshje dhe vendësit dominuan gjithçka duke shënuar 2 herë në pjesën e parë dhe 5 herë në të dytën. Debutuesit shkëlqyen duke gjetur rrjetën dhe trajneri Moreno mori përgjigjet e duhura nga lojtarët që zbriti në fushën e lojës. Por a mjafton për të fituar Europianin? Në Spanjë e dinë se forcat duhet t'i matin me ekipe të mëdha dhe jo me Maltën.

Morata s'ndalet- Pasi ngeli jashtë në dy listat e mëparshme të Spanjës, Alvaro Morata po kalon momentin më të mirë të karrierës. Numri 7 i "furive të kuqe" hapi siparin e golave kundër Maltës duke gjetur rrugën e rrjetës për herë të 17-të me kombëtaren në 32 ndeshje të luajtura. Duke përfshirë edhe golat e shënuar me Atletikon e Madridit, në këtë sezon bëhen 7 sfida radhazi. Morata është në një moment fantastik dhe këtë e konfirmoi që në minutën e 23-të. U tregua shumë i zgjuar për të ndjekur një aksion në zonë dhe thjesht e shtyu topin në rrjetë. Ndeshja nuk kishte histori dhe Spanja arriti të shënonte golin e dytë me anë të Santi Kacorlës. Ky i fundit nuk gabon në hyrje të zonës dhe e dërgon topin pas shpinës së portierit Bonelo. Ishte goli i parë që pas rikthimit nga dëmtimi.

Goleada- Mbrëmja bëhet më spektakola­re për ata që u aktivizuan në pjesën e dytë. Pau Torres prek qiellin me dorë pasi debuton dhe për 58 sekonda shënon golin e parë me fanellën e kombëtares së Spanjës. Kur nuk kishte përfunduar mirë festimi për këtë gol, Sarabia gjen rrugën për golin e katërt dhe e njëjta histori përsëritet me Dani Olmon. Edhe ai shënon në debutimin me kombëtaren e madhe të Spanjës. Malta nuk kishte forcë për të reaguar dhe thjesht numëronte golat e Spanjës. Moreno gjen rrugën e rrjetës për herë të gjashtë dhe Hezus Navas mbyll siparin me një supergol. Spanja dhuron spektakël dhe tregon se është gati për Europianin, por rivali as që llogaritej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania