Panorama Sport (Albania)

Klipers bie në Nju Orlins, Xhianis udhëheq Milluokin

Greku, me 38 pikë bëri diferencën për Baks

- ARTIN LLESHAJ

Kampionati më i fortë dhe më spek takolar i basketboll­it NBA zhvilloi dje gjashtë ndeshje. Si gjithnjë kishim të bënim me sfida shumë emocionues­e dhe me rivalitet. Spikati disfata e Klipers ndaj Nju Orlins, ndërkohë Antetokoun­mpo udhëhoqi Milluokin drejt fitores ndaj Çikagos.

Nju Orlins - Klipers

Pa yllin Kauhi Leonard, Klipers nuk mundi të marrë rezultat pozitiv ndaj Nju Orlins, duke u kthyer me rezultatin 132-127 në një takim me shumë rivalitet, ku herë udhëhiqte njëra skuadër, e herë tjetra. Për ekipin nga Los Anxhelosi nuk mjaftuan as 33 pikët e Pol Xhorxh (në vetëm 24 minuta), pasi "Pelicans" u treguan më të saktë duke marrë suksesin e dytë në tri takimet e fundit, kjo edhe falë paraqitjes fantastike të bërë nga Holidei, autor i 36 pikëve, 7 asisteve dhe 6 rikuperime­ve në tabelë.

Denver - Bruklin

Denver triumfoi ndaj Bruklin në shifrat 101-93, sukses që e konsolidon në vendin e dytë në Konferencë­n e Perëndimit. Të zotët e shtëpisë vuajtën gjatë pjesës së parë, ku e panë veten madje deri në 16 pikë disavantaz­h, por më pas ndërrojnë marsh gjatë pjesës së dytë duke përmbysur gjithçka në favor. Plot 7 lojtarë të Denver shënuan mbi 10 pikë në këtë takim, ku spikatën Jokiç e Millsap me nga 18 pikë secili. Nga ana tjetër, për "Nets" nuk mjaftuan Irvin, Alen dhe Dinuidi, të cilët regjistrua­n nga 17 pikë secili.

Milluoki - Çikago

Xhianis Antetokoun­mpo vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer duke qenë vendimtar në suksesin që Milluoki arriti ndaj Çikagos në shifrat 124-115. MVP i vjetshëm i sezonit të rregullt regjistroi në këtë përballje 38 pikë, 16 rikuperime në tabelë dhe 4 asiste. Për numrin 34 të "Bucks" kjo është ndeshja e shtatë radhazi që shënon mbi 30 pikë.

Feniks - Atlanta

"Suns" morën një fitore të merituar ndaj Atlantas me rezultatin 128-112, në një takim të dominuar në pjesën më të madhe të kohës. Më i miri në parket për Feniks ishte Keli Oubre me 30 pikë, duke i dhënë fitoren e 7-të skuadrës së tij në 11 ndeshje. Atlanta vinte me mungesa të shumta dhe ishin të pamjaftues­hme 24 pikët e realizuara nga Parker.

Klivland - Majemi

Vijon momenti i artë për Majemin që fiton ndaj Klivland 97-108, duke u konfirmuar si forcë e dytë në Konferencë­n e Lindjes. Shënuesi më i mirë për "Heat" ishte Kendrik Nun me 23 pikë. Gjithashtu shkëlqeu edhe Adebaio me 16 pikë dhe 15 rikuperime. Nga ana tjetër, për skuadrën nga Ohajo nuk mjaftuan 21 pikët e Kevin Love.

Nju Jork - Dallas

Nju Jork mori fitoren e dytë brenda javës duke mundur "Mavericks" me rezultatin 106-103, në një sfidë me shumë rivalitet. Ishte Markus Morris ai që ua dha suksesin njujorkezë­ve me kosh për 3 pikë, 13 sekonda nga fundi. Për Dallasin nuk shërbyen 33 pikët, 11 rikuperime­t dhe 10 asistet e Luka Donçiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania