Panorama Sport (Albania)

Itali hyjnore, Mançini: Ky është vetëm fillimi

Açerbi, Insinje e Beloti dhurojnë edhe... vazon e parë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Tani po, Europa nis vërtet që të ketë frikë nga Italia. Nëse trajneri Mançini priste përgjigje të vërteta nga kombëtarja e tij, ato kanë ardhur në mbrëmjen e duhur, pasi në Bosnjë jo vetëm që fitohet me lehtësi dhe duke dominuar, por mbi të gjitha vjen fitorja e 9-të radhazi në 9 ndeshje eliminator­e, si dhe e dhjeta radhazi, duke llogaritur edhe miqësoren me SHBA-të. Sigurisht që Bosnja nuk është as Franca dhe as Spanja, por nuk ka dyshime se Italia në Zenica tregoi mbi të gjitha atë personalit­et që i duhet një skuadre të madhe, sepse duke qenë tashmë e kualifikua­r prej kohësh, djemtë e Robero Mançinit shfaqën sërish uri për të fituar, pasi rezultati 3-0, falë golave të Açerbit, Insinjes dhe Belotit, konfirmojn­ë se kjo Itali jo vetëm që kërkon të kthehet sa më shpejt e madhe, siç e do historia, po kërkon edhe petkun e pretendent­es në pritje të turneut të verës së ardhshme.

REKORD DHE VAZOJA E I-RË

Edhe pse biletën për në "Euro 2020" e kishin prerë që një muaj më parë në Romë,

duke fituar kundër Greqisë, dje suksesi ndaj Bosnjës kishte një premio të dyfishtë: jo vetëm një rekord historik për Italinë dhe Mançinin, por në të njëjtën kohë të kaltrit kanë marrë nga dje edhe sigurinë matematiko­re, në bazë të pikëve, për të qenë pjesë e vazos së parë, për sa i përket edhe shortit për në Botërorin 2022. Por edhe më shumë sesa kaq... Tani, në këtë Itali duket se kanë nisur të shënojnë të gjithë, duke qenë se nëse mbrojtësi Françesko Açerbi ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në të 21-ën, duke festuar golin e parë me fanellën e përfaqësue­ses, ishte napolitani Lorenco Insinje që vendosi të fusë në kasafortë tri pikët e radhës, që në pjesën e parë, pas asistit të Belotit. Bosnja dorëzohet, por Italia tregohet e pamëshirsh­me, e pangopur, duke qenë se pikërisht bomberi i Torinos, tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë trefishon shifrat dhe i jep fund ndeshjes. Shkurt dhe qartë, kjo Itali duket se jo vetëm nuk i trembet më askujt, por në të njëjtën kohë nuk ka ndërmend që t'i vërë limite vetes, duke nisur nga Europiani i verës së ardhshme...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania