Panorama Sport (Albania)

Flamurtari thellon borxhin, 1.4 miliardë lekë në Tatime

Kriza në klub, s'ka as rroga për ekipin me llogari të bllokuara

- ERMAL SIKA

Thellohet borxhi i Fl amurtarit. Situata në Vlorë është më shumë se e rëndë. Klubi "zhytet" edhe më keq dhe kryesisht me detyrimet ndaj Tatimeve. "Panorama Sport" mëson se ato kanë shkuar në 1.4 miliardë lekë. Burimet për gazetën pranë Drejtorisë së Tatimeve bëjnë me dije se debiti për sigurimet shoqërore të papaguara sa vjen edhe rriten. Tatimet konfirmojn­ë se deri më tani, Flamurtari nuk ka lidhur asnjë marrëveshj­e për pagesën e detyrimeve me këste. MARRËVESHJ­A Kujtojmë se pak kohë më parë, Ministria e Financave bëri thirrje që bizneset me borxhe, përfshirë edhe klubet e futbollit, duhet të nënshkruan­in një marrëveshj­e me Tatimet. Por deri më tani drejtuesit kuqezinj nuk e kanë bërë. Zgjidhja e vetme dhe lehtësuese për këtë klub do të ishte pikërisht nënshkrimi i një marrëveshj­eje për pagesën e sigurimeve shoqërore me këste. Klubi paguan detyrime shumë të larta në Tatime për sigurimet shoqërore, pasi, sikundër dihet, deklaron edhe paga të larta. Rroga minimale e një lojtari në muaj për sigurimet shkon në 220 mijë lekë të vjetër. Por, nuk janë vetëm sigurimet shoqërore. Klubi paguan shumë edhe për taksat personale të futbollist­ëve, pasi tatimi mbi të ardhurat personale është i lartë. Në kushtet kur kjo nuk është bërë, atëherë nuk ka asnjë marrëveshj­e dhe asnjë zgjidhje të situatës për momentin. LLOGARITË Flamurtari vijon të jetë me llogari bankare të bllokuara, por prej Tatimeve. Prej kohësh klubi nuk paguan detyrimet në Tatime dhe në këto kushte janë bllokuar që të gjitha kontot. Vlonjatët nuk mund të bëjnë asnjë transaksio­n apo veprim bankar për këtë motiv. Historia e llogarive nuk është e panjohur për kuqezinjtë. Shpesh llogaritë janë bllokuar për shkak të problemeve me pagesat, por atëherë situata zgjidhej, pasi klubi paguante me këste. Por këtë herë, situata ka ndryshuar dhe për keq, sigurisht. Qysh sezonin e shkuar llogaritë vazhdojnë të jenë të bllokuara, pasi klubi nuk ka kryer asnjë veprim për të rregulluar gjendjen. Në këto kushte klubi nuk mund të kryejë asnjë veprim në banka dhe rrjedhimis­ht lojtarët janë pa rroga. Edhe sikur drejtuesit të bënin të mundur sigurimin e financave për të dhënë pagat e futbollist­ëve, nuk do të kishin mundësi që t'i transferon­in në rrugë bankare për këtë motiv. Ky mbetet një tjetër problem më vete. Mbetet për t'u parë se si do të zgjidhet kjo situatë. Vetëm nëse klubi lidh marrëveshj­e për pagesën me këste të detyrimeve, atëherë llogaritë do të zhbllokohe­n. Në të kundërt, klubi duhet që të gjejë alternativ­a të tjera për të paguar lojtarët ose nga konto të tjera bankare. Në dorë e ka të pamundur, pasi është shkelje ligjore. IDRIZI Futbollist­ët e Flamurtari­t janë në pritje të pagave. Lojtarët kërkojnë që të dëgjojnë fjalë shprese nga Sinan Idrizi. Kreu i klubit, pas një mungese disaditore për shkak të angazhimev­e të tjera, u shfaq dje në ambientet e stadiumit. Madje, Idrizi është takuar edhe me lojtarët dhe ka bërë me ta edhe batuta. Administra­tori është shfaqur i qeshur dhe në humor, por pa folur në asnjë rast për pagat, edhe pse lojtarët ishin me sy e vesh drejt tij për këtë. Ishte vetë Idrizi, i cili ditën që shkarkoi trajnerin Dritan Sadedini, u premtoi lojtarëve që do t'u jepte pesë paga deri në dhjetor. Futbollist­ët janë në pritje të mbajtjes së këtij premtimi, por që nga ajo ditë nuk po dëgjojnë më prej tij që të zërë fjalën "lekë" në gojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania