Panorama Sport (Albania)

Berisha, “Supermeni” i Serisë A

Strakosha në “Top 10”, Donaruma e Meret pas shqiptarëv­e

- OLSI TUJANI

UEFA e evidentoi pritjen ndaj Zhi rusë, në ndeshjen Shqipëri-Francë, si një prej atyre për vitrinë. Fiks në ceremoninë inaugurues­e të stadiumit “Arena Kombëtare”. Me SPAL-in, portieri kuqezi realizoi një tjetër shpëtim të portës nga ato që në Itali e vlerësojnë si pritja e javës. Në redaksinë e “Sportmedia­set” është krijuar një renditje për çmimin “Portieri Supermen”. Etrit Berisha ka marrë kreun në këtë klasifikim pas 13 javëve të zhvilluara në Serinë A. KLASIFIKIM­I

Portieri i Kombëtares dhe SPAL-it ka bërë pritjen e javës, duke u vlerësuar me pikëzimin maksimal, 3 pikë. Pas çdo jave të zhvilluar në Itali, redaksia italiane ka vlerësuar me 5 pikë vendin e parë, 3 atë të dytë dhe me një portierin e fundit që plotëson podiumin. Pas 13 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit italian, portieri i Kombëtares ka marrë kreun e renditjes për “Portierin Supermen” me 11 pikë. Berisha dhe SPAL janë evidentuar në Itali për disa paraqitje që kanë zhvilluar. Numri një i portës së ekipit italian ka shpëtuar shumë herë skuadrën e tij nga pësimi i goleadave, edhe pse, sipas statistika­ve, SPAL është ekipi që pëson numrin më të madh të goditjeve në kuadrat.

HANDANOVIÇ & CO Luan me SPAL-in, por Berisha tregohet vazhdimish­t si një nga pikat më të forta të kësaj

skuadre. Pas shqiptarit me një pikë më pak në këtë klasifikim, renditen Meret i Napolit dhe Radu i Xhenoas. Handanoviç i Interit gjendet në vend të katërt me nëntë pikë, njësoj sa Olsen e Skorupsi. THOMAS STRAKOSHA Mes më të mirëve për këtë

renditje është edhe portieri tjetër i Kombëtares, Thomas Strakosha. Gardiani i katërkëndë­shit të Lacios renditet në vend të tetë me pikë të barabarta me Dragovskin. Numri një i portës së skuadrës kryeqyteta­se ka lënë pas tij portierë si Audero, Gabriel, Papu

Lopez, Sepe, Sirigu, secili me nga pesë pikë. Më poshtë në vend të 14-të në këtë renditje gjendet Xhanluixhi Donaruma i Milanit. Kuqezinjtë kanë vuajtur në këtë start sezoni, teksa kanë pësuar shumë gola dhe nuk kanë pasur shumë siguri në prapavijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania