Panorama Sport (Albania)

Tirana-Kukësi, Pejiç: Ja kush e vendos

"Sulmuesit vuajnë sepse s’ndihmohen nga ekipi"

- SKERDILAID SULOZEQI

Pero Pejiç vazhdon të mbetet i lidhur me kampionati­n shqiptar. Ish-sulmuesi kroat i Dinamos, Tiranës, Skënderbeu­t dhe Kukësit ka lënë gjurmë në futbollin tonë duke shënuar 125 gola me skuadrat shqiptare dhe duke fituar tituj. Sot ai aspiron të bëjë rolin e trajnerit, madje në intervistë­n për "Panorama Sport" thotë se një ditë mund...

Pero Pejiç vazhdon të mbetet i lidhur me kampionati­n shqiptar. Ish-sulmuesi kroat i Dinamos, Tiranës, Skënderbeu­t dhe Kukësit ka lënë gjurmë në futbollin tonë duke shënuar 125 gola me skuadrat shqiptare dhe duke fituar tituj. Sot ai aspiron të bëjë rolin e trajnerit, madje në intervistë­n për "Panorama Sport" thotë se një ditë mund të rikthehet të punojë në Shqipëri, ndoshta edhe si drejtor i ndonjë klubi. Pejiç analizon me detaje gjendjen e kampionati­t dhe bën tifo për Kukësin në duelin e vështirë me Tiranën, ndonëse ka veshur edhe fanellën e bardhebluv­e.

Sa e keni ndjekur kampionati­n?

Kam parë disa ndeshje dhe duke qenë se shumë skuadra janë afër njëra tjetrës, titulli është realisht një garë e hapur. Mendoj se kështu do të jetë deri në fund.

Çfarë ju ka bërë përshtypje nga ky kampionat?

Interesant­e në këtë kampionat është fakti që skuadra si Bylisi kanë dhuruar surpriza. Bylisi nuk është një klub i madh dhe nuk ka as emra të mëdhenj lojtarësh, apo ndonjë buxhet të jashtëzako­nshëm, por është në vendet e para të klasifikim­it. Kjo mendoj se i bën mirë futbollit shqiptar.

Cilët mendoni se do të jenë favoritët për titull?

Për mua është Kukësi. Por edhe Partizani deri tani ka treguar se do të luftojë deri në fund për titullin... Tirana gjithashtu ka një skuadër të mirë.

Si e parashikon­i ndeshjen Kukësi-Tirana?

Mendoj se kjo është një ndeshje shumë e fortë. Është si derbi... Kemi të bëjmë me dy skuadra shumë të mira dhe me klube që kanë investuar shumë. Në fushë do ta fitojë ndeshjen ai që gabon më pak. Ne e dimë që në një ndeshje të rëndësishm­e, një gabim mund të vulosë ndeshjen.

Cilat janë pikat e dobëta të Kukësit dhe Tiranës? Po ato të fortat?

Nuk mund të flas për pikat e tyre të forta apo të dobëta. Një ekip fiton vetëm kur luan mirë në grup dhe funksionon si skuadër. Ndeshjet dhe sukseset nuk arrihen vetëm nga lojtarët e mirë, por nga skuadrat që

138 GOLA ka shënuar Pero Pejiç në karrierën e tij sportive me skuadrat shqiptare gjatë aventurave të tija te Dinamo, Tirana, Flamurtari, Skënderbeu dhe Kukësi.

kanë grupin më të harmonizua­r në fushë.

Cili mund ta bëjë diferencën në këtë supersfidë?

Sulmuesit duhet ta bëjnë diferencën. Nëse dëshiron patjetër që ta fitosh një ndeshje, atëherë janë ata që duhet të bëjnë diferencën.

Pse sulmuesit janë kaq dobët sa i përket shënimit të golave në Superiore?

Mendoj se kampionati po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më i vështirë. Ndaj nevojitet që edhe skuadrat t'i ndihmojnë sulmuesit e tyre. Në këtë mënyrë ato u marrin më të mirën sulmuesve, pra kur skema dhe përgatitje­t bëhen që të ndihmohet sa më shumë sulmuesi dhe të shërbehet si duhet në zonë. Në të kundërt, çdo gjë bëhet më e vështirë për sulmuesin dhe më pas rrezikon që një skuadër edhe ta humbë fare atë si lojtar, sepse duke mos i dalë loja, atëherë ai has vështirësi të mëdha dhe nis të rëndohet edhe psikologji­kisht. Besoj se në këtë pikë është i rëndësishë­m edhe trajneri për idetë, apo skemat që përdor.

Cili sulmues ju pëlqen më shumë në kampionati­n shqiptar dhe bën diferencën?

Më pëlqejnë Shkurtaj dhe Ngo, por edhe sulmuesi Nuabueze i Laçit. Megjithatë, duhet të dini se në skuadër kanë shumë rëndësi edhe lojtarët e linjës së dytë të sulmit, ose ata që ndihmojnë sulmuesit kryesorë, ose shënojnë edhe vetë. Një i tillë është Hasani i Tiranës, që arrin të shënojë gola edhe kur luan në mesfushë. Lojtarë të tillë janë shumë të rëndësishë­m për skuadrën. Nëse pret gola vetëm nga sulmuesi kryesor, atëherë bëhet shumë e vështirë për atë vetë, por edhe për skuadrën. Shikoni se si sot në futbollin modern një skuadër kur sulmon, arrin të vendosë 5-6 lojtarë në zonën e rreptësisë, por edhe afër saj. Kjo e bën më të lehtë shënimin e golit, por ndihmon edhe sulmuesin që të mos futet nën presion. Kështu është më e lehtë që të bëhen të gjithë shënues, por edhe të mos presësh vetëm nga sulmuesi.

Ju keni qenë pjesë e të dyja ekipeve, Kukësit e Tiranës... Për cilën do bëni tifo këtë ndeshje?

Unë kam luajtur me të dyja klubet dhe kam kaluar shumë mirë. Por preferoj Kukësin, edhe për shkak të një lidhjeje të ngushtë që kam me presidenti­n e këtij klubi. Flas shpesh me të. Por Tiranën e respektoj sepse ka 24 tituj kampionë dhe kjo është shumë e rëndësishm­e.

Tashmë që jeni pajisur me licencën UEFA A për trajning, keni pasur oferta nga Shqipëria? Mund ta shohim një ditë Pejiçin si trajner në Superiore?

Përfundova kursin për UEFA A dhe tani më ka mbetur vetëm "UEFA Pro". Po pse jo, një ditë ndoshta mund të trajnoj edhe në Shqipëri. Por nuk mund të kufizohem vetëm me detyrën e trajnerit, mund të bëj edhe rolin e drejtorit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania