Panorama Sport (Albania)

Nikaj: Vllaznisë i duhet sulmues, disa blerje të dështuara

Trajneri: Jonuz i duhuri, merr përgjegjës­itë

-

Trajneri shkodran, Samuel Nika, ka bërë një përmbledhj­e të këtyre javëve të ekipit të Vllaznisë. Ai për më tepër ka vlerësuar punën që është bërë në këtë skuadër, duke shprehur nota besimi se Vllaznia ka mundësi që këtë sezon të jetë më lart në renditje. Teksa tekniku ka dhënë tani dorëheqjen nga skuadra kosovare e Lirës së Prizrenit, të cilën e drejtoi përgjatë fazës së parë. Nika është në pritje të startit të merkatos për të qenë sërish në drejtim të një tjetër skuadre.

Sa e keni ndjekur Vllazninë në këtë sezon dhe si ju është dukur paraqitja e deritanish­me?

Vllazninë e kam ndjekur pjesërisht në këtë sezon. Ka pas një paraqitje deri diku dinjitoze. Më tepër, në lojën e Vllaznisë më pëlqen ekuilibri që nuk humbet kurrë gjatë 90 minutave, përjashto ndeshjen me Laçin.

Startoi mirë, por këto takimet e fundit duket se nxorën problemet e saj?

Për sa i përket lojës, problemet më të mëdha Vllaznia i ka në fazën sulmuese si dhe nuk përfiton shumë në kundërsulm­e. Jam i bindur se po të kishte një sulmues si ai që momentalis­ht ka skuadra e Laçit, Vllaznia do të ishte në 3 vendet e para.

Mos po përsëriten vitet e shkuara? E nis mirë dhe pastaj vuan për mbijetesë?

Është ende herët për ta thënë një gjë të tillë. Ekipet në tabelën e klasifikim­it janë të ngjeshura. Megjithatë, shoh një ekip më serioz këtë vit krahasuar me vitet e tjera.

Si duken afrimet e bëra dhe sa është e nevojshme për afrime në vazhdimësi?

Katër nga afrimet për mendimin tim nuk janë të duhurat. Gligorov e Hygor e kalojnë klasën, po ashtu një vlerësim pozitiv i jap edhe Markut e Shehit, të cilët janë lojtarë të perspektiv­ës. Me ta duhet që klubi të kishte kontratë të paktën 3vjeçare. Ato janë afrime të goditura. Për vazhdimësi­në, duhen patjetër 4 afrime që të bëjnë diferencën me grupin. Për mua, Vllaznisë i duhet një qendërmbro­jtjes tjetër, një trekuartis­t e pa diskutim dy sulmues. Nëse arrihen këto, atëherë mund të pretendohe­t edhe Europa.

Çfarë mund të thoni për teknikun Jonuz?

Për teknikun Jonuz kam veç fjalët më të mira. Flet dhe CV-ja e tij e pasur, por më së shumti më pëlqen që është shumë i sinqertë në deklaratat e tij. Merr përgjegjës­itë dhe nuk fshihet pas gishtit, si ndonjë trajner tjetër që ka qenë para tij. Goditja e duhur.

A do të vuajë Vllaznia edhe këtë sezon për mbijetesë?

Në qoftë se në janar do të ndërhyhet me mend në merkato, kemi gjasa të mira. Por më parë duhen largime nga skuadra, sepse ka shumë lojtarë që s'e meritojnë fanellën e Vllaznisë.

Keni dhënë dorëheqjen nga skuadra ku ju startuat kampionati­n, cili ishte shkaku?

Po. Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen, sepse në një fazë kampionati ka marrë më pak pikë se minimumi që i pata caktuar vetes. Edhe pse në vendin e dytë vetëm me 1 pikë larg vendit të parë e pashë të arsyeshme të marr përgjegjës­itë e të largohem. Kjo sepse për emrin e klubit Liria, por edhe timin si trajner, 25 pikë për një fazë janë shumë pak. Kjo ishte arsyeja e vetme që u largova nga kjo skuadër.

A keni kontakte me ndonjë skuadër tjetër?

Kam pasur sinjale gjatë gjithë kësaj kohe, por jam profesioni­st, nuk kam kontaktuar me asnjë drejtues të ekipeve tjera. Dua të shuaj çdo hamendësim që jam larguar me ndonjë prapaskenë për të marrë ndonjë ekip të caktuar. Momentalis­ht dua të qetësohem ndonjë ditë, më pas të shohim çfarë na rezervon e ardhmja.

Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania