Panorama Sport (Albania)

Dushi gjen problemin e Lushnjës, mungesa e Sefës

Ish-trajneri mendon se niveli i Grupit B është shumë i dobët

- ALBAN ALUSHI

Me përfundimi­n e fazës së parë Lushnja u rendit e dyta. Në 9 javë të luajtura, verdhejesh­ilët kryesuan në 7 prej tyre (1, 2, 3 dhe 5, 6, 7 dhe 8). E humbi kryesimin javën e 4-t dhe të 9-të, duke qenë 1 pikë pas Pogradecit dhe 1 pikë para Apolonisë. Gjithçka duket se nis nga e para fazën e dytë. Lushnjarët kanë marrë një sinjal të qartë se objektivi i ngjitjes në Superiore është shumë më i vështirë nga sa mund të kenë menduar kur ishin në krye të Grupit B.

DUSHI - Në një opinion për “Panorama Sport”, specialist­i Llazar Dushi, ish-futbollist, ish-trajner dhe ish-sekretar klubi, shprehet: “Fakti që Grupi B pas fazës së parë kryesohet nga Pogradeci, një skuadër me 3-4 lojtarë mbi peshë, është mjaft domethënës.

Kjo skuadër mund Lushnjën dhe Apoloninë, bën 5 fitore radhazi dhe kjo tregon se niveli i grupit është shumë i dobët. Lushnja e dominoi fazën e parë dhe krijoi diferencë pikësh, por në 3 javët e fundit ka një rënie të reflektuar edhe në pikë. Vetëm 3 pikë që i kanë dhënë mundësi Pogradecit të marrë vendin e parë. Te Lushnja ndihet shumë mungesa e

Sefës, një futbollist model, me bagazh të jashtëzako­nshëm dhe që di ta tërheqë skuadrën. Skuadra është goditur nga mungesa të tjera për dëmtime e skualifiki­me, kështu që fuqia ka rënë. Kjo situatë kërkon shumë kujdes për t’u kapërcyer dhe në këto javë të fundit të vitit duhet marrë maksimumi, duke nisur me transfertë­n me Shënkollin, që duhet fituar patjetër, pasi pastaj vjen derbi me Apoloninë. Nëse Lushnja mbetet në krye, klubi duhet të ndërhyjë në janar për një merkato të mirë. Me nivelin që ka grupi, mundësia për t’u ngjitur në Superiore është e madhe. Klubi duhet të punojë më shumë për të pasur më shumë tifozë në stadium, sidomos në këto ndeshje”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania