Panorama Sport (Albania)

Dinamo nis merkaton që tani, “boom”-i në janar

- F. Rupi

Me kontingjen­tin aktual të futbollist­ëve, Dinamo nuk ka shpresa për të mbijetuar në Kategorinë e Parë, ku lufta është shumë e fortë. U pa qartë edhe në ndeshjen me Veleçikun, ku skuadra kryeqyteta­se nuk mori më shumë se një pikë, edhe pse krijoi shumë raste për shënim. Blutë mbajnë vendin e fundit në Grupin A, me 2 pikë dhe larg rivalëve. Ardhja e trajnerit të ri, Fabricio Kamarata, edhe pse e ka ndryshuar shumë atmosferën në ekip sa i takon metodikës së stërvitjes, nuk e ka sjellë fitoren e parë sezonale në një ndeshje që konsideroh­ej jetike për blutë. Drejtuesit e rinj të Dinamos e kanë të qartë se çfarë duhet bërë për ta mbajtur ekipin në Kategorinë e Parë dhe kanë nisur që tani lëvizjet për fuqizimin e organikës. Në fokus për momentin janë lojtarët e huaj dhe pritet që shumë shpejt skuadrës t’i bashkohen dy sulmues. Për njërin prej tyre gazeta mëson se vjen nga Italia dhe se është një nga ata lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Bëhet fjalë për lojtarë që janë pa kontratë për momentin dhe që Dinamos do t’i bënin punë. Por revolucion­i i madh te blutë do të bëhet në merkaton e janarit, ku prurjet do të jenë të shumta dhe që mendohet se do ta transformo­jnë krejtësish­t këtë skuadër. Në merkaton e dimrit drejtuesit blu pritet të afrojnë edhe disa elementë me përvojë nga kampionati shqiptar, të piketuar që tani. Një tjetër mundësi për përforcimi­n e grupit është edhe huazimi i lojtarëve që nuk kanë hapësira aktivizimi me ekipet e Superiores, ku më i lakmuari mund të jetë Partizani, që ka një organikë më të fryrë. Dinamo ka kaluar një krizë të thellë dhe kompania italiane që ka marrë pronësinë ka projekte të mëdha, por që mbetet për t’u parë se sa do të realizohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania