Panorama Sport (Albania)

“Pengu” i Bushit: Besëlidhja duhej të ishte e para sot

Mbrojtësi laçian thekson se ekipi s’ka pikët që ka merituar

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja po sfidon frikën e tërmeteve që kanë pushtuar pjesën perëndimor­e të Shqipërisë, duke vijuar stërvitjen sipas programit, ndonëse është shtyrë kampionati. Dje, në momentet e fundit të stërvitjes, saktësisht në orën 15:54, u lëkund toka nga një tërmet 5.6 ballë dhe shumë futbollist­ë vunë re pallatet që po lëkundeshi­n, çka i bëri të përjetonin sërish tmerrin e dy netëve më parë. Nëse e lejon koha dhe situata, këtë fundjavë Besëlidhja ka planifikua­r një miqësore me Vllazninë, por ende nuk është saktësuar orari dhe fusha. Mbrojtësi Ded Bushi është ende i shokuar nga tërmeti, pasi në Laç, ku ai banon, ka dëme të shumta materiale. Për “Panorama Sport” ai shprehet: “Natën e tërmetit kam përjetuar një tmerr, por falë Zotit nuk pata dëmtime. Kur shikon qytetin me banesa të shkatërrua­ra e njerëz që kërkojnë ndihmë, frikësohes­h edhe më shumë. Fatmirësis­ht, në Laç nuk ka pasur viktima. Lëkundje të fuqishme ndjemë edhe në përfundim të stërvitjes, pamë pallatet që lëviznin, por shpresojmë që më e madhja të ketë kaluar. Janë momente që nuk na ikin nga mendja. Besëlidhja? Shumicën e ndeshjeve i kemi pasur nën kontroll, kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi marrë atë që kemi merituar. Kam parasysh ndeshjet me Egnatian, Burrelin dhe Erzenin. Sot do të ishim në krye të klasifikim­it, por tani kemi një hendek prej 6 pikësh me kreun. Një diferencë e rikuperues­hme, madje brenda pak javësh. Shpresoj që Besëlidhja ta realizojë objektivin për të cilin po lufton mbi një dekadë”, tha 21-vjeçari kurbinas, Ded Bushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania