Panorama Sport (Albania)

Tomori, presidenti Demo: Kthimi në të parën prioritet

- Edi Spahiu

Skuadra beratase, pas informimit zyrtar të FSHF-së për ndërprerje­n e kampionati­t, ka vijuar përgatitje­t normalisht. Stafi teknik, me në krye trajnerin Kristaq Mile, nuk dëshiron të humbë asgjë nga programi stërvitor i mëparshëm, madje nuk ka asnjë tolerim në fushë, edhe pse në fundjavë nuk do të ketë ndeshje. Kërkesat janë të larta, si gjithmonë, ndërkohë që po shihet mundësia e zhvillimit të ndonjë miqësoreje ditën e shtunë. “Jemi në kontakte me disa skuadra jo vetëm të Kategorisë së Dytë, por edhe nga Kategoria e Parë. Kemi edhe kërkesa prej tyre, por të jemi të sinqertë, jemi më shumë të prirë ta testojmë skuadrën me fqinjët e Skraparit, pasi ndeshjen zyrtare ndaj tyre e kemi në startin e fazës së dytë”, ka bërë të ditur trajneri i Tomorit, Kristaq Mile. Sakaq, përpara seancës së djeshme stërvitore skuadrën e ka vizituar kryebashki­aku i Beratit dhe presidenti i saj, Ervin Demo. “Jo pa qëllim erdha ta takoj skuadrën. Së pari desha të falënderoj futbollist­ët dhe stafin teknik për fitoren e fundit në Patos. I kam inkurajuar të gjithë për të ardhmen, pasi rikthimi në Kategorinë e Parë është një objektiv primar për ne dhe kam besim se do t’ia dalim. Më 28 nëntor do të kemi edhe një aktivitet në qendër të qytetit, ku të gjithë së bashku do të kontribuoj­më me donacione dhe ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe ne duam të japim kontributi­n tonë” është shprehur presidenti i beratasve, Demo.Beratasit i janë afruar në 2 pikë vendit të parë pas fitores në Patos, por veç pikëve, ata kanë fituar shumë edhe në aspektin psikologji­k. Të fitosh në fushën e ekipit që kryeson renditjen, do të thotë se ke forcat dhe mundësitë për realizimin e një objektivi të rëndësishë­m si ngjitja në Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania