Panorama Sport (Albania)

Dranga pret një Egnatia më solide fazën e dytë

- Aldo Buzi

Rrogozhina­sit po vijojnë normalisht stërvitjen në drejtimin e trajnerit Artan Bano, sikur në fundjavë të kishte ndeshje. Në fakt, ndërprerja e kampionati­t i prish punë Egnatias, por në këtë rast nuk ka çfarë bën dhe drejtuesit e klubit janë në kontakte me kolegët e tyre në klube të tjera për të luajtur ndonjë miqësore të shtunën. Për “Panorama Sport”, administra­tori Olsi Dranga u shpreh se Egnatia respekton çdo vendim dhe nuk e ndal punën për asnjë moment. “Jemi njohur me njoftimin e FSHF-së për shtyrjen e ndeshjes së fundjavës me Kastriotin. Respektojm­ë çdo vendim që vjen nga institucio­ni i futbollit dhe jemi në pritje të një vendimi të dytë për të mësuar se kur do të luajmë. Në këtë situatë nuk mbetet gjë tjetër veçse të organizojm­ë ndeshje miqësore, që i japin mundësinë stafit teknik ta mbajë ekipin në tonus. Ne nuk e largojmë vëmendjen nga objektivat që kemi për fazën e dytë. Përkundraz­i, do kërkojmë të riparojmë të metat që kemi për të pasur një Egnatia sa më solide e dinjitoze, me synimin për t’u ngjitur në kreun e renditjes. Duhet të harrojmë hapat falsë që u bënë në ndonjë javë në fazën e parë. Kemi forca për një vend më të mirë. Përbërja që kemi në çdo repart na bën optimistë se objektivi sezonal është plotësisht i arritshëm. Të gjithë së bashku do t’i japim Egnatias atë që i takon midis shumë rivalëve në Grupin A”, ka thënë drejtuesi i klubit rrogozhina­s. Egnatia po kalonte një formë të mirë javët e fundit, ku ka mundur Korabin dhe ka barazuar në Peqin ndaj Shkumbinit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania