Panorama Sport (Albania)

Dosti: Elbasani duhet të mbijetojë, një tjetër rënie do të ishte fatale

E la futbollin 25 vjeç, merr leksione prej ish-trajnerit të Mesit

-

Në Elbasan ka shpresë për mbijetesë, ndonëse e kanë mbyllur fazën e parë në vendin e fundit. Fakti që verdheblut­ë janë mësuar me të tilla situata këto sezonet e fundit, ka bërë që skuadra të mos kapet nga paniku. Në kësi kushtesh, po vazhdojnë punën për të arritur objektivat. Në një prononcim për “Panorama Sport” ishmesfush­ori Jurgen Dosti ka besim tek idetë dhe ajo që trajneri Shkëlqim Lleshanaku po implemento­n te skuadra. Ai e la futbollin në moshë të re për t’iu dedikuar trajningut, ndërsa kujtojmë që aktualisht është vetëm 28vjeçar. Gjatë kohës që luante si profesioni­t, numëron mbi 100 ndeshje te verdheblut­ë që prej sezonit 2010-2011 e deri në 20162017. “Një skuadër e ndërtuar pak ditë para startit të kampionati­t dhe me djem të rinj është normale të hasë vështirësi në ndeshjet e para. Mirëpo, në javët e fundit Elbasani ka treguar me lojë dhe rezultat se meriton të ngjitet në klasifikim dhe të mos qëndrojë në vendin e fundit. Kam besim që idetë e trajnerit Lleshanaku po implemento­hen si duhet te lojtarët dhe rezultatet do të vijnë gjithnjë e në rritje. Të gjithëve u vjen keq për situatën e klubit, por kam besim se do t’ia dalin të mbijetojnë, sepse një tjetër rënie në të Dytën do të ishte e tepërt”, u shpreh fillimisht Jurgen Dosti, i cili ka besim se edhe këtë vit elbasanasi­t do të shpëtojnë. Puna sigurisht duhet të jetë e madhe, pasi gara këtë edicion është edhe më e vështirë. Qëllimi është që ta mbyllin vitin kalendarik pozitivish­t dhe ndoshta në janar të ndërhyjnë edhe në merkato, duke i shtuar më shumë cilësinë organikës. EKSPERIENC­A - Gjatë muajve të verës, Dosti ishte deri në SHBA, me ftesë të klubit Suseks Junaitid, për të marrë një trajnim nga ishtrajner­i i Lionel Mesit, aktualisht teknik i shpresave të Danimarkës, Albert Kapelas. Mësimet që mori prej ish-teknikut të akademisë “La Mansia” në Barcelonë, Dosti do të mundohet t’i zbatojë me fëmijët që stërvit në klubin e Elbasanit. “Normalisht ishte një eksperienc­ë e bukur, për më tepër të stërvitesh me një trajner që ka trajnuar Mesin, Ksavin, Iniestën dhe të gjithë brezin e artë që kanë bërë histori në futbollin botëror. Aktualisht jam trajner për grup-moshat U-9 në klubin e Elbasanit dhe do të mundohem ta sjell këtë eksperienc­ë edhe këtu”, përfundoi Dosti, i cili ndihet i privilegju­ar për mësimet që ka marrë nga ish-trajneri i Mesit. Vladimir Mema

 ??  ?? Dosti me ish-trajnerin e Mesit
Dosti me ish-trajnerin e Mesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania