Panorama Sport (Albania)

Magani: “Hakmerrem” me ekipin

“Lojtarët do t’i shtrydh deri në palcë me stërvitje, kush nuk vrapon ta lërë futbollin”

- FERIZ FERIZAJ

Besa u “ngjall”, por një fitore nuk i mjaf ton Gugash Maganit. Trajneri po përgatit “hakmarrjen” ndaj lojtarëve të tij. Kjo ndërprerje kampionati do të shfrytëzoh­et për të shtuar ngarkesat fizike dhe peqinasi nuk do të kursehet aspak. Një gjë të tillë ua ka bërë të qartë edhe vetë futbollist­ëve, ndërsa atë triumf me tre gola përballë Devollit nuk e quan sukses. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i pankinës së verdhezinj­ve shprehet se do t’i shtrydhë deri në palcë të tijtë gjatë seancave stërvitore. “Fillimisht dua të ngushëlloj familjet e prekura nga tërmetet, për të dashurit që kanë humbur. Së dyti, do ta shfrytëzoj­më pauzën e kampionati­t për të punuar për takimet pasardhëse. Që Besa të fitojë, kjo është gjëja më normale. Nëse do të humbisnim, do të thosha që diçka nuk shkon siç duhet. Vërtet fituam 30 me Devollin, por e prisja. Ndaj, do ta quaja detyrim e jo sukses. Besoj se e dini që Devolli është debutues dhe Besa ndër ekipet më të vjetra të futbollit shqiptar. Ua them sot se, nëse do të humbisnim me Devollin nuk e di çfarë masash do të kisha marrë. Kjo, pasi edhe me atë fitore, përsëri jemi shumë larg pritshmëri­ve, jo vetëm atyre të mia, por të të gjithëve. Shtyrjen e kampionati­t do ta shfrytëzoj të ‘hakmerrem’ me të

besuarit e mi, duke i shtrydhur deri në palcë. Jo se ekipit i mungon përgatitja fizike, por të rinjtë 18-20-vjeçarë nuk duan t’ia dinë për ngarkesat. Nëse nuk i përballojn­ë sot, kur do t’i përballojn­ë? Ndaj, deri të shtunën do të zhvillojmë stërvitje, ku do të marrin vetëm

ngarkesa fizike. Kush nuk vrapon, nuk mund të luajë futboll”, përfundoi Gugash Magani, që njihet për karizmën e tij profesiona­le, por edhe temperamen­tin. Duket se pas kaq javësh, trajneri ka vendosur t’i japë një mësim të mirë grupit që drejton.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania