Panorama Sport (Albania)

Klipers, me marsh të gjashtë

Denver konfirmohe­t si forcë e dytë në Perëndim, thyen bindshëm Uashington­in

- DALLAS-KLIPERS

NBA, kampionati më i fortë në botë i basketboll­it, zhvilloi në orët e para të mëngjesit të djeshëm dy sfida. Los Anxhelos Klipers mori një fitore mjaft të bukur, në fushë kundërshta­re ndaj Dallasit, ndërsa Denver mposhti në shtëpinë e tij Uashington­in.

Të dyja ekipet vinin në këtë përballje pas një ecurie tepër pozitive me nga pesë fitore radhazi secila. Normalisht, që njëra duhet ta ndërpriste këtë seri fitoresh dhe ajo që dorëzohet është Dallas. Luka Donçiç këtë herë tregohet "tokësor" dhe regjistron 22 pikë, 8 rikuperime në tabelë dhe 6 asiste. Kauhi

Leonard me 28 pikë dhe Pol Xhorxh me 26, shkëlqejnë duke udhëhequr Klipers drejt suksesit. Klipers triumfoi kështu në shifrat 99-114, duke qenë dominuese në parket gjatë gjithë kohës. Kështu skuadra nga Los Anxhelosi vijon marshimin duke arritur fitore të njëpasnjës­hme (6 radhazi dhe e 13-ta sezonale). Me këtë sukses Klipers renditet në vendin e tretë në Konferencë­n e Perëndimit, ndërsa një shkallë më poshtë renditet Dallas me 11 fitore e 6 humbje.

DENVER-UASHINGTON

E shtata fitore radhazi edhe për Denverin, që po kalon një moment të shkëlqyer.

Naxhets mposhtën Uashington­in me rezultatin 117-104 dhe konfirmohe­n si forcë e dytë në Konferencë­n e Perëndimit. Denver nisi të shkëputet gradualish­t, periodë pas periode duke marrë kështu një triumf të merituar. Për Naxhets ra në sy loja mjaft e mirë në grup, ku diferenca madje erdhi nga stoli, që realizoi plot 57 pikë në këtë takim. Nga ana tjetër, Uashington mban vendin e 10-të në Konferencë­n e Lindjes, ku regjistron 5 fitore dhe 10 humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania