Panorama Sport (Albania)

Seleksioni­me nëpër Europë, trajnerët tur për talente

-

Kjo javë është e përqendrua­r në kërkimin e elementëve të rinj për vazhdimësi­në në ekipet kombëtare. FSHF ka bërë me dije edhe axhendën që është ndjekur dhe do të ndiqet për vëzhgimin e fëmijëve dhe futbollist­ëve të talentuar nëpër të gjithë Europën. Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF-së ka vijuar me seleksioni­met jashtë vendit për ekipet përfaqësue­se të Shqipërisë. Ky tur përzgjedhë­s nisi nga qyteti i Milanos, ku kanë marrë pjesë 110 fëmijë të datëlindje­ve 2004, 2005, 2006 dhe 2007. Talentet e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHFsë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kryeqendra­t evropiane. Më tej, grupi i punës ka vijuar në vëzhgimet në Romë. Gjithashtu, programi ka në plan seleksioni­me në të tjera qytete evropiane, me qendra ku ka përqendrim të lartë të shqiptarëv­e. Në 26 nëntor puna ka vijuar në Romë. Dje dhe sot, grupi i punës është zhvendosur në Athinë me vendtakim në Qendrën sportive “Pao Ruf Petrou Ralli 58 & Pireos” të Athinës në orën 09:00. Në muajin dhjetor, puna e trajnerëve të ekipeve përfaqësue­se do të vijojë në të tjerë shtete. Në Gjermani dhe Danimarkë seleksioni­met do të kryhen me datëlindje­t 2002, 2003, 2004, 2005 dhe 2006. Në 14 dhjetor 2019 puna do të përqendroh­et në Frankfurt, në orën 10:00, me pikëtakim vendin në “Heinrich-Graf-Sportanlag­e, Am Sportfeld 16, 65760 Eschborn”. Një ditë më vonë, më 15 dhjetor 2019 në Kopenhagen, ora 12:00, në “Herlev stadion Tvedvangen 200, 2730 Herlev”. Krahas kësaj axhende, FSHF ka njoftuar se në këtë proces do të jenë të angazhuar të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania