Panorama Sport (Albania)

Futbolli rimëkëmb, Duka: Do të ndërtojmë 3 banesa

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, federatat bëhen bashkë për kontribute

-

Kur rreziku është natyra, futbolli bëhet bashkë. Nismat për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti tragjik që përfshiu Shqipërinë nuk kanë munguar dhe këtë herë nismëtarët janë bërë presidentë­t e tri federatave të futbollit. Të gjithë bashkë mund t'ia dalim të kalojmë këtë moment të vështirë që po jeton Shqipëria. Nisma - Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës,Agim Ademi, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, ishin dje të pranishëm në Durrës, teksa së bashku me Armand Dukën iu gjendën pranë qytetarëve në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit tragjik që mori shumë jetë njerëzish. Nëpërmjet një postimi në "Instagram", kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi do të marrin përsipër rindërtimi­n e 3 shtëpive të rrënuara nga tërmeti i fuqishëm. "Sot (dje) në Durrës prita dhe takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini,

të cilët shprehën dëshirën për t'iu bashkuar FSHF-së në kontributi­n për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gatishmëri­a nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimi­n e tri shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do të vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër", ka shkruar presidenti Duka në rrjetet sociale.

UEFA - Një ditë më parë, Armand Duka bëri me dije se ka marrë telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, homologë të tij, trajneri Edi Reja, ishtrajner­ët De Biazi e Panuçi dhe shumë figura të lidhura me futbollin. "Miqtë e FSHF-së dhe Shqipërisë solidarizo­hen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë nga presidenti i UEFA-s”.

 ??  ?? Armand Duka me presindent­ët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut
Armand Duka me presindent­ët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania