Panorama Sport (Albania)

PAOK solidarizo­het me Shqipërinë, ekipi grek mbledh ndihma

Tifozët e Napolit, presidenti­t: Gjobat jepi për tërmetin

-

Situata e vështirë në Shqipëri nga tërme tet, e cila ka sjellë viktima dhe probleme të shumta në infrastruk­turë, ka prekur botën e futbollit brenda dhe jashtë vendit. Lacio, dy ditë më parë, njoftoi mbledhjen e fondeve për t'u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmeti. Mirëpo nuk përfundon me kaq, pasi janë solidarizu­ar edhe të tjera klube jashtë vendit. Gjest fantastik ka qenë ai i ndërmarrë nga kampionët në fuqi të Greqisë, skuadra e PAOK-ut, e cila ka dalë në mbështetje të personave të prekur nga fatkeqësia natyrore në Shqipëri.

KLUBI GREK- Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi grek njofton se ka marrë një nismë për të mbledhur ndihma, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë moment të vështirë. "Le të bëhemi të gjithë bashkë për të mbështetur nismën për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Të gjithë bashkë mund ta bëjmë botën pak më të mirë", shkruan klubi grek. Gjest për t'u përshëndet­ur dhe falënderua­r me shumë mirënjohje, që tregon edhe një herë tjetër se humanizmi nuk ka flamur, por vetëm një zemër të madhe dhe ndërgjegje fantastike.

NAPOLI - Te Napoli situata nuk është aspak pozitive,

teksa lojtarët i kanë dalë kundër një urdhri të klubit për t'u grumbullua­r dhe tanimë presidenti De Laurentis ka vendosur që t'i gjobisë të gjithë me nga një shumë të konsiderue­shme monetare. Teksa shumë lojtarë apo figura të larta kanë dhënë mbështetje­n e tyre për Shqipërinë, duke u solidarizu­ar për këtë që ndodh, edhe në Napoli kanë menduar për fatkeqësin­ë në vendin tonë. Një ndër klubet që u sensibiliz­ua për vendin tonë ka qenë edhe klubi italian i Napolit, ku aktivizohe­t mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj. Nëpërmjet një postimi në "Twitter", klubi i Serisë A është solidarizu­ar për situatën e krijuar teksa shkroi: "Jemi pranë popullit shqiptar të goditur gjatë natës nga një tërmet i rëndë". Mirëpo, kaq ka mjaftuar që tifozët të propozojnë për presidenti­n një ndihmë të madhe financiare për vendin tonë. Dhjetëra tifozë i kanë propozuar presidenti­t të Napolit që të dhurojë të ardhurat e gjobave të vendosura së fundmi ndaj lojtarëve të kaltër për familjarët e viktimave të tërmetit në Shqipëri. Nisma po merr formë, teksa nuk mungojnë komentet pozitive, që e aprovojnë këtë solidarite­t. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë vërtet një donacion të tillë nga Aurelio De Laurentis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania