Panorama Sport (Albania)

Mesi magjistar, Barça ia del si e para e grupit

“MSG”-ja shkëlqen për herë të parë në Champions

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tjetër fitore e Barce lonës në Ligën e Ka mpioneve, e cila është e lidhur me një emër: Lionel Mesi! Kapiteni i katalanasv­e ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës dhe udhëhoqi ekipin e tij me një gol dhe dy asiste, në fillim për Luis Suarezin dhe më vonë për Antuan Grizmanin. Një triumf shumë i rëndësishë­m, i cili vlen për siguruar kualifikim­in në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve si e para e grupit. Në Milano do të shkojë e pamotivuar dhe me biletën e prerë, prandaj zikaltrit mund të përfitojnë nga ky fakt për të zhvilluar një sfidë historike. Dortmundi thyhet 3-1 në “Camp Nou” dhe tani nuk e ka vetë në dorë kualifikim­in, sepse ka zbritur në vendin e tretë me pikë të barabarta me Interin.

SUAREZ DHE MESI - Pa vuajtje dhe me autoritet në fushën e lojës. Në këtë mënyrë Barcelona shkoi në dhomat e zhveshjes me fitoren 2-0 kundër Borusias së Dortmundit. Dyshja MesiSuarez nisi të funksionoj­ë në perfeksion në Ligën e Kampioneve dhe të dy sulmuesit katalanas gjetën rrugën e rrjetës. Të dy asistuan për njëri-tjetrin dhe e dërguan topin në rrjetë. Ishte uruguaiani Suarez që në fillim shndërroi në gol pasimin magjik të Leo Mesit në qendrën e mbrojtjes së Dortmundit. Pak minuta më vonë ndryshojnë rolet mes dy futbollist­ëve, por fundi i aksionit ishte i njëjtë: gol. Suarez pason për Mesin, i cili nga qendra shkon majtas dhe me zgjuarsi e dërgon në rrjetë. Të besuarit e Valverdes ishin të duruar dhe të kujdesshëm për t’u bërë ballë kundërsulm­eve të skuadrës gjermane, të cilët krijuan

rrezik vetëm në pjesën e parë dhe minutën e parë të ndeshjes. Rastet nuk munguan, por konkretizi­mi nuk ishte perfekt. Lajmi negativ i pjesës së parë ishte dëmtimi i Osman Dembelesë, i cili e nisi si titullar dhe iu desh të linte fushën e lojës për

Grizmanin.

ZHBLLOKOHE­T GRIZMAN - Nëse lajmi i keq ishte dëmtimi i Dembelesë, ai pozitivi ishte goli i Grizmanit. Sërish nga këmbët e Lionel Mesit vjen një top i bukur për francezin, i cili në zonë tregohet i saktë dhe e shndërron në

gol. I pari me fanellën katalanase në Ligën e Kampioneve. Dortmundi u dorëzua dhe pavarësish­t se e kontrolloi topin, e kishte të vështirë që të rihapte ndeshjen. Sanço shënoi golin e vetëm për gjermanët, i cili vlente thjesht sa për statistikë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania