Panorama Sport (Albania)

NOTAT BARCELONA

-

Ter Shtegen 7- Pas një pjese të parë si spektator, bëhet superhero në fund kundër Sanços dhe Brandit. Vendimtar edhe në këtë mbrëmje.

Roberto 6- Limitohet shpesh për të bërë detyrën e tij, duke parë që për të krijuar futboll këtë herë është detyra e të tjerëve. Umtiti 6,5- Rikthehet nga dëmtimi dhe prezenca e tij në fushën e lojës është vendimtare në tentativën e Shulcit për të shënuar. Jep sinjale pozitive.

Lengle 6,5- E pabesueshm­e ku e gjen këtë siguri dhe qetësi për shokët dhe spektatorë­t. Ndonjëherë e tepron dhe krijon rrezik, por është i çmuar për punën që bën në linjën mbrojtëse.

Firpo 6- E kryen me sukses detyrën që të mos ndihet mungesa e Hordi Albës. Sigurisht që ky i fundit është një tjetër lojtar, por i riu impenjohet maksimalis­ht dhe bën ndërhyrje të sakta. Rakitiç 6- E nis shumë keq duke parë që vjen nga një kohë e gjatë pa luajtur dhe për pak sa nuk i dhuron një gol Dortmundit. Pak nga pak e rrit nivelin. Largohet nga fusha duke u duartrokit­ur. Buskets 6,5- Në pjesën e parë gjendet në çdo pjesë të fushës dhe ka meritën pse gjermanët nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm. De Jong 6,5- Ka meritën në golin e dytë, duke rrëmbyer topin pas pasimit të gabuar të Humelsit dhe pastaj ia lë vendin kombinimit të Mesit me Suarezin. Djaloshi holandez po i mahnit të gjithë. Mesi 8- Ndeshja e tij e 700-të me fanellën e Barcelonës është një magji e vërtetë. Shënon dhe jep dy asiste. Ndëshkohet me karton të verdhë për simulim dhe për pak sa nuk shënon një tjetër gol me goditje dënimi. Bota katalanase është e tija.

Suarez 7,5- Është partneri perfekt për Mesin dhe kjo tashmë dihet prej vitesh. Uruguaiani zhbllokon ndeshjen, pasi pak më parë iu anulua një tjetër gol i ngjashëm. I shërben Leos një tjetër pasim. Dembele 5,5- Qëndron më pak se 30 minuta në fushë dhe largohet mes lotësh për një dëmtim. Deri në atë moment nuk shkëlqeu. (Nga 26' Grizman 7- Futet pa bërë nxehmje, por ka impakt në lojë. Duket që në pasimet e para që ka dëshirë për të bërë një ndeshje të mirë).

Valverde 6,5- Barcelona ia del të kualifikoh­et si e para në grupe. Më mirë se kaq nuk mund të bënte me një grup që është Dortmundi dhe Interi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania